E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini futet në fazën e lëpirjes

Pasi i “eliminoi” nga listat zgjedhore, shumë delegatë të Kongresit Socialist kanë marrë këto dy ditë telefonata nga Edvini, të mbushura me fraza pendese për sjelljen e tij, por edhe me premtime, se do t’i vlerësojë, pasi të rifitojë mandatin e kryetarit. Servilizmi i Edvinit është emblematik, prandaj, ata që ende s’i kanë marrë telefonatat e pështira, duhet të kenë kujdes, pasi sa më në hall të jetë Rama, aq më të paturpshme i ka joshjet...

I ndodhur në terr të plotë dhe i braktisur edhe nga anëtarësia e thjeshtë socialiste, Edi Rama, ka shfaqur dje në mënyrë makiavelike shenja pendese, për gjithçka ka gatuar së mbrapshti në Partinë Socialiste. Pas qëndrimeve disaditore antagonike lidhur me procesin zgjedhor në vend, Edvini u ndodh menjëherë përballë sulmeve dhe presioneve të kryesisë socialiste, ku kërkesa e parë ishte përgjegjësia e tij, për dështimin e filozofisë “nule” në fushatë, çka pasohej njëherësh me largimin pa kushte nga posti i kryetarit. I vënë me shpatulla pas murit, kur tashmë me statut i është hequr mandati i kryetarit të PSSH-së, Edvini u improvizua dje si penduar dhe u ka kërkuar ndjesë deputetëve të PS. Përralla e pendesës është shoqëruar me telefonata dhe me premtime se i ka kuptuar gabimet. Ndriçim Hysa, Rajmonda Stefa, Musa Ulqini e të tjerë janë lista përtej receptorit, që ka dëgjuar frazat gjithë lëpirje të Edvinit. Ata që pak kohë më parë i konsideroi si “mbetje” të politikës së vjetër dhe të parëndësishëm, për projektin e vet imagjinar janë shndërruar papritur si të rëndësishëm për mbijetesën e tij politike. Me idenë që t’i këtë si mbështetje ata të cilët i ka “pështyrë”, Edvini i ka falënderuar, për mbështetjen që i paskan dhënë!

Ku të çon dëshpërimi!

Ata që i konsideroi si “mbeturina kazanësh” dhe se i ndotnin projektin e qeverisjes, i falënderoi, i lëpiu politikisht dhe po kërkon me neveri t’i ribëjë miq. Çmenduria dhe dëshpërimi i Edvinit nuk njihkan kufinj!

Më herët, lidhur me zërat për largimin e tij, ai aktivizoi kundërpërgjigjen e menjëhershme me akte dhe veprime, që bien ndesh me vlerat demokratike të një vendi të lirë, por nuk mundi që të rrëzojë bazën socialiste. Ku përveç shkarkimit vulgar të Leonard Gogut nga dega e PS-së Lushnje, nëpërmjet një asambleje të manipuluar, u ndesh me Asamblenë Kombëtare të PSSH-së, ku edhe humbi mandatin e kryetarit, ndonëse tani po kthen pllakën e veprimit, për të marrë mbështetjen e të pavendosurve apo të atyre, të cilët i kanë varur shpresat tek ai. Në atë asamble, e cila, në mënyrë të turpshme denigroi me dyer të mbyllura, dhunoi mediat dhe i serviri opinionit publik qëndrime të ndryshme dhe kontradiktore me realitetin, për atë se çka gatuhej në atë plenum enverist.

Pas injorimit dhe shpërfilljes së përfaqësuesve të thjeshtë socialistë, por edhe disa deputetëve, Edvini detyrohet të marrë mbi vete të gjitha pisllëqet dhe perversitetet që kanë dalë prej tij gjatë këtyre katër viteve në krye të PSSH dhe po kupton se ka nevojë për mbështetjen e të gjithëve, madje edhe të atyre që i cilësoi si “mbeturina” dhe të vjetruar.  

Për Edvinin ka nisur faza e lëpirjes politike. Ka gjasa të shohim thagma të reja gjatë gushtit. Deklaratat mund të jenë ëndrra gushti, por ai do të tentojë t’i shndërrojë në mënyrë makiavelike në mekanizma fituese. Rikandidimi është në rendin e ditës. Prej rikandidimit varet edhe shlyerja e borxheve (politike) që ai ka marrë për fushatën zgjedhore, prandaj për t’ia arritur qëllimit ia vlen çdo lëpirje. Prandaj, ata që s’kanë marrë ende telefonatën e paramenduar, duhet të përgatiten... Servilizmi i Edvinit nuk njeh kufi dhe Fatos Nano e Ilir Meta, më shumë se njëherë e kanë konfirmuar këtë...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›