E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini, i vendosur për shkatërrimin e institucioneve dhe bllokimin e reformave

Opozita e tryezave ka përpunuar dje një tjetër skenar ogurzi rebelimesh dhe gënjeshtrash. Shpallet platforma e “bunkerizimit” dhe e izolimit të shqiptarëve, por nisja e protestave me 2 prill përkujton vetëm karakterin vrastar të një formacioni politik, me origjinë të drejtpërdrejtë nga nomenklatura enveriste

Klika e tryezave të çorbnisura dhe e androgjinëve politikë vendosi dje hartimin e një platforme antikombëtare, me synim nxitjen e rebelimeve dhe nisjen e një serie shpifjesh e mashtrimesh kundër pushtetit.

Të mbledhur në një nga ambientet e tyre të frekuentuara të Tiranës, eunukët e majtë, pa harruar edhe disa ish djathtistë bukëshkalë, pasi dështuan me planet e tryer shkatërrimtare për të sfiduar ligjet dhe dokumentin më të rëndësishëm të funksionimit të shtetit, Kushtetutën, kërcënuan dje, se në fillim të prillit do vihet në jetë platforma kundër pushtetit dhe kundër shqiptarëve në tërësi. Platforma e “bunkerizimit” dhe izolimit të shqiptarëve ishte kryefjala e takimit të djeshëm të të 6-ve të cilët kanë menduar kthimin e Shqipërisë në gjendjen e para 90-ës ndrydhjen me faktorët e jashtëm dhe tjerrjen e politikës armiqësore ndaj çdo partneri dhe aleati të afërt ndërkombëtar me vendin tonë.

Besnikëria ndaj këtij qëndrimi, si metoda e vetme për të shtirë në dorë pushtetin dhe fatet e shqiptarëve, mesa duket kishte gjetur mbështetjen e plotë të 6 të tredhurve, sepse pikërisht pjesa e diskutimeve në tryezën e çorbnisur u citua në komunikimet me mediat, pas punimeve të plenumit të byrosë së partisë. Opozita e tryezave, pas një serie të pandalshme mbledhjesh për muaj të tërë, më në fund ka zbuluar “kokën” si gjarpri poshtë gurit, se tendencat e krijuara për plot 7 muaj me radhë nuk kanë pasur zanafillë zgjedhjesh, por rrëzimin e pushtetit me dhunë, nën alibinë e parregullsisë së zgjedhjeve më të mira që janë zhvilluar ndonjëherë në vend.

Ajo që duket e qartë tashmë, nuk ka fort nevojë për komente të gjata. Klika e 6-të eunukëve të opozitës destruktive ka marrë tatëpjetën dhe shqiptarët janë më shumë se kurrë të informuar për qëllimet dashakeqe të politikës së “bunkerit” dhe izolimit të vendit me botën perëndimore.

Ky konstatim bëhet edhe më aktual, nëse i referohemi vendosmërisë së komunitetit ndërkombëtar për të integruar Shqipërinë në listën e bardhë të “Schengen”-it para pushimeve të sezonit veror. Përshpejtimi i fazës së destabilizimit vjen pikërisht si rezultat i politikës së dyerve të hapura, që Brukseli po aplikon ndaj Shqipërisë.

Edvin Rama, faktorizoi mbrëmë insistimin e tij, për të dëmtuar Shqipërinë dhe të penalizojë përfundimisht ambicien e shqiptarëve për të lëvizur të lirë në BE. Brezi i dytë i nomenklaturës komuniste në bashkëpunim me disa djathtistë bukëshkalë i dhanë dorën e fundit platformës antikombëtarë, për të nisur gjatë ditëve të para të prillit vënien në jetë të skenarit ogurzi. Pavarësisht të gjitha, duket qartë se Edvin Kristaq Rama, ashtu sikurse dhe ati i tij biologjik, pa harruar edhe atë shpirtëror internuan, varën e pushkatuan qindra e mijëra të rinj thjesht e vetëm pse shprehnin bindjet e tyre ideologjike kundër kalbësisë komuniste, po tenton të bëjë të njëjtën gjë me forma dhe modele të ndryshme. “Bunkerizimi” i Shqipërisë dhe shqiptarëve, ka qenë dhe mbetet parimi themelor i udhëheqësit të brezit të dytë të nomenklaturës komuniste dhe pseudo djathtistëve bukëshkalë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›