Edvini ia mbath edhe nga debatet televizive, i jepet shansi Ilir Metës të konfirmohet si përfaqësuesi i parë i së majtës
Edi Rama është tërhequr edhe zyrtarisht nga debatet televizive, duke ndjekur qendrimet me bisht ndër shalë, që kanë mbajtur më herët, veglat e tij të politikës së re, të cilët s’mundën të përballonin përfaqësuesit e kabinetit “Berisha”. Edvini e ka ngrënë turpin me bukë dhe i ka dalë llafit edhe një premtimi formal që u kishte dhënë përfaqësuesve të Dhomës Amerikane të Tregtisë për një debat televiziv me liderin e mazhorancës, Sali Berisha, lidhur me platformat elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit. Tashmë, vetë drejtori i BIA-s e ka konfirmuar se ftesa ka marrë përgjigje negative nga ana e kreut socialist, çka edhe duket se i ka hapur rrugën një protagonizmi të minutës së fundit të Ilir Metës. Duke u paraqitur si njeriu më përfaqësues i së majtës, vetem nje jave nga zhvillimi i zgjedhjeve, Ilir Meta u ka bere nje ftese publike liderëve te se majtes duke filluar nga Edi Rama e Fatos Nano qe te ulen ne nje tryeze diskutimi per te bashkerenduar aksionin politik te se majtes me qellim, siç thotë ai, fitoren kunder Berishes. “Duke ndjerë këtë përgjegjësi të veçantë dhe historike, do të ftoj në një takim ditën e hënë të gjithë faktorët politikë, institucionalë dhe historikë, të rinj dhe të vjetër të të majtës, me qëllim vendosjen e një fryme sa më të gjerë bashkëpunimi, midis të gjithë partive të majta dhe progresiste. Në radhë të parë thirrja ime i drejtohet Kryetarit të PS-së z.Rama, si kryetari i forcës politike më tradicionale. Së dyti thirrja ime i drejtohet gjithë personaliteteve dhe figurave të tjera përfaqësuese, institucionale, por edhe tradicionale apo historike. Natyrisht thirrja ime i drejtohet edhe z.Nano, ashtu siç i drejtohet edhe z.Meidani” besimit dhe të fitores në të gjithë elektoratin e majtë dhe progresistë” thotë Meta. Ftesa është thuajse e sigurtë se nuk do të gjejë asnjë jehonë tek Edvini e maksimumi do të bitisë në një platformë televizive që do t’i shërbejë LSI-së, megjithatë, pas refuzimit të Edvinit për debate publike, mbetet zona e lirë që Ilir Meta, pak para mbajtjes së zgjedhjeve, të konfirmohet si më përfaqësuesi i së majtës shqiptare.
...