KQZ përsërit apelin për PS, kërcënon me sanksione në rast se Edvini nuk i bindet Kodit Zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka realizuar sot lidhjet e para direkte me pushtetin vendor në funksion të procesit zgjedhor të datës 28 qershor. Kryetari i këtij institucioni, Arben Ristani ka ripërsëritur apelin ndaj tyre për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. “Shpresojmë që të sigurohet një proces transparent”, ka pohuar ai, duke shtuar se vendorët nuk duhet ta ndryshojnë vendodhjen e tyre pasi ndryshimet shkaktojnë anomali në procesin zgjedhor. Edhe dje KQZ-ja lëshoi një deklaratë mjaft kritike ndaj vendorëve socialistë, me anë të së cilës ai i akuzoi ata se po e fusin procesin në kolaps të plotë dhe se kjo është shkaktuar për shkak të vonesave që po paraqiten lidhur me prezantimin e listave zgjedhore e në tërësi me përgatitjen e gjithë infrastrukturës së nevojshme elektorale. Shumica e bashkive socialiste tentuan që të ndryshonin në minutën e fundit vendndodhjen e qendrave të votimit, duke shkaktuar konfuzion e duke shpresuar se do të ulet pjesëmarrja e demokratëve në zgjedhje, por institucionet përgjegjëse duket se nuk kanë ndërmend t’i binden kësaj hileje, prandaj edhe ende s’ka dalë vendimi përfundimtar i KQZ-së për vendndodhjen e qendrave të votimit në të gjithë vendin.
...