E Diel, 1 Nëntor 2026

“Edvini nuk do gjykatën administrative, pasi i kap pushtetin e tij të kleptokratit”

Opozita braktis parlamentin, refuzon të votojë ligjin e Gjykatës Asdministrative

TIRANE - Opozita braktisi dje punimet e Kuvendit të Shqipërisë, për të mos votuar ligjin e Gjykatës Administrative. Lidhur me këtë akt të turpshëm të kampit të majtë politik, reagoi kryeministri Sali Berisha, i cili theksoi se opozita bojkotoi një ligj, për të cilin biznesi shqiptar ka dëshmuar interes të jashtëzakonshëm.
Kreu i ekzekutivit deklaroi se kryebashkiakut Edi Rama nuk i intereson miratimi i këtij ligji, që synon të mbrojë bizneset, pasi kërkon të sundojë vetë, të plotësojë interesat e tij, si në rolin e gjykatësit, hetuesit dhe prokurorit dhe kësisoj të mbrojë pushtetin e tij kleptokratik. 
“Është kjo gjykatë që më shumë se çdo gjë tjetër mbron biznesin nga arbitraritetet e agjentëve të ekzekutivit. Është kjo gjykatë e cila i jep fund një diskutimi të bërë në këtë parlament për penalitetet të parashikuara për bizneset në raste të caktuara. Është kjo gjykatë që konsolidon konkurrencën e ndershme. Është kjo gjykatë e cila pritej me padurim nga përfaqësuesit dhe shoqatat e biznesit. Prandaj nuk duhet gjykata thotë zotëria, se me gjykatë nuk mundesh kurrë që t’i të përzgjedhës studion tënde dhe t’i japësh asaj 19 leje ndërtimi. Pra, ja ku është i gjithë problemi që braktisën sot parlamentin. Sepse gjykata administrative ushtron atë që Shekspiri thotë, ‘Grancën ku pushteti i kleptokratit kapet si laraska’. Nuk e duan gjykatën, se nuk mund ta mbajë më kryesinë e partisë së tij si SHPK. Por nuk kemi parim tjetër përveç biznes klientelës, atëherë gjykata nuk na duhet, sepse të intereson të bësh edhe gjykatësin, edhe hetuesin, edhe prokurorin, të gjitha. I intereson të japë vetes dhe Eftimit të tij 19 leje ndërtimi në një seancë të vetme të KRT kundrejt 28 të aprovuara gjithsej”, tha Kryeministri duke shtuar se Edvinit i intereson që buxhetin e kryeqytetit ta shpërndajë klaneve apo ta quajmë Koço-Edil buxhet, për të cilin qytetarët e Tiranës nuk ecin në rrugë të asfaltuara në lagjet e tyre pa pasur gjysmën e atyre që komunave që ju vizitoni të nderuar deputetë.
Berisha shtoi duke i’u drejtuar të pranishmëve në kuvend se bashkia e Tiranës shpalli ndërtimin e 60 rrugëve, ndërkohë që aktualisht nuk disponohet ndërtimi i tyre.
“A ju kujtohet ju, kur u shpall se do të ndërtoheshin 60 rrugë. Ju lutem mediave të paraqesin këtë kronikë, ku janë 60 rrugët e Tiranës? Janë njëlloj si 10 mijë kumbullat e kuqe që do mbilleshin. Sot njëri prej tyre dëgjova të thoshte se Berisha inauguroi për herë të dytë një shkollë në Vorë. Në një kohë që është e vërtetë se unë kam inauguruar fillimin e punimeve dhe sot inaugurova përfundimin e punimeve. Ata nuk merren me atë që thotë realitetit, ata thonë atë që thotë SHPK. Ka rëndësi SHPK. Në muret e këtij parlamenti do të mbetet një akt shumë i rëndë fakti që opozita e braktisi parlamenti pikërisht ditën dhe orën ku do të votohej për gjykatën administrative. Kam besim të madh se biznesi shqiptar do të dijë të flasë denjësisht ndaj këtij akti të shëmtuar. Hakmarrje se nuk bënë koalicion. Kjo është e vërteta”, u shpreh kreu i qeverisë Sali Berisha.   
Kuvendi shtyu për seancën e ardhshme miratimin e ligjit për Gjykatën Administrative, pasi për miratimin e këtij ligji të rëndësishëm nevojiten 84 vota, ndërkohë që opozita në momentin kur do të votohej ligji, në mënyrë të turpshme vendosi të largohej nga kuvendi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›