E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini paralajmëron nga Korça aktivizimin e një revolucioni permanent kundër reformave demokratike në Shqipëri

Daljet nepër rrethe për ylberistët e PS-së po shërbejnë si kushte relaksi dhe udhëtime pikniku. Por, në verbëri të plotë, lakuriqi Edvin Rama pretendon se do zbarkojë në Tiranë më 30 prill me mijëra mbështetës, në një kohë kur flitet për braktisje të PS, pasi një pjesë e rëndësishme e socialistëve, komisionerët zgjedhorë, janë akuzuar nga vetë ai, si të implikuar në humbjen e zgjedhjeve parlamentare.

Edvin Kristaq Rama zhvendosi sot drejt Korçës pseudoprotestat e braktisura dhe pa mbështetje masive, siç ishte premtuar në fillim. Në dëshpërim të thellë dhe i lënë në harresë të plotë nga shqiptarët, Edvini bën apele të dështuara nga rrethinat e Shqipërisë, për një përshkallëzim të qëndrimit reaksionar kundër vendit dhe interesave kombëtare. Përqëndrimi i kursit reformator të kabinetit “Berisha”, te integrimi evropian dhe ndërmarrja e një aksioni të gjërë reformash, është domethënëse se, për shefat e bojkotit me ngjyrime destabilizimi ka ardhur fundi. Ndaj, Edi Rama po mundohet të veprojë sa të jetë në kohë. Por, ajo që e bën më qesharake këtë tendencë të tij dhe falangave majtiste që e ndjekin nga pas, është fakti i palëkundur se protestat janë kthyer në një mejhane ahengu për edvinistët, të cilët i fokusojnë bisedat jo drejt marrjes së pushtetit, pasi janë të vetdijshëm se nuk jetojnë në shek. XVIII, por drejt tematikave intime, të cilat i ka legalizuar vetë kryesocialisti. Për këtë, gazeta “55”, ka shpjeguar në detaje të gjithë skupin e deklaratave të Ramës përmes mediave, në një kohë kur reagimet e tij s’kanë kurrfarë vlere dhe burojnë nga ligështia e humbjes së zgjedhjeve. Për më tepër, protestat as nuk zhvillohen, për aryen e lart përmendur dhe se dalja nëpër qytetet e Shqipërisë, shërben për ylberistët si një ditë rehati dhe pikniku.
Me afrimin e 30 prilli, sipas lakuriqit të PS-së, protestat do përshkallëzohen në Tiranë, kundër qeverisë së Sali Berishës. Por, mesa duket ai ende nuk e ka të qartë se protestat zhvillohen me prezencën e mbështetësve, gjë e cila i mungon prej kohësh Partisë Socialiste. Akuzat e drejpërdrejta ndaj komisionerëve socialistë, se fshihen ata pas humbjes së zgjedhjeve për PS-së i ka detyruar ata ndoshta edhe nga frika e ndëshkimit ligjor, në një kohë kur janë të pafajshëm, të tërhiqen nga çdo angazhim me partinë e Edvinit, deri në një moment tjetër, kur në krye të saj, të mos jetë një lakuriq që është bërë gazi i botës nudiste.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›