E Diel, 1 Nëntor 2026

Zv/kryeministri Ilir Meta akuzon Edi Ramën se po përdor çdo mjet për të dëmtuar vendin

Gjatë një takimi të zhvilluar me simpatizantë të LSI-së në Berat, zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të opozitës dhe kreu të saj Edi Rama. Meta deklaroi se qeveria ka punuar shumë sa i përket plotësimit të kushteve, dhe se shqiptarët do të lëvizin lirshëm në BE brenda këtij viti, por ajo që duhet theksuar është edhe roli i opozitës në këtë mes. Sipas Metës, formacioni i Edi Ramës nuk është në asnjë moment në drejtim të plotësimit të kritereve te BE-së. “është bërë një revolucion i vërtetë në plotësimin e kushteve dhe të standardeve për të fituar procesin e liberalizimit të vizave. është një punë voluminoze, dhe vlerësim konkret që ka treguar qartë vullnetin e kësaj qeverie dhe të vullnetit tonë që brenda këtij viti të gjithë shqiptarët të udhetojnë pa viza brenda vendeve “Schengen””, u shpreh kreu i LSI-së Meta. Ai i bëri thirrje opozitës të respektojë institucionet dhe se me qëndrimet e saj po dëmton imazhin e vendit. Në këtë kuadër, shefi i diplomacisë shqiptare vuri në dukje se për kërkesat e saj, opozita duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese ose çfarë do lloj institucioni tjetër Kushtetues. Meta, i shoqeruar dhe nga deputetet Nasip Naco dhe Lefter Koka, garantoi mbështetësit e LSI se partia e tij ishtë gati për zgjedhjet vendore që do të zhvillohen vitin e ardhshmëm. Ai shtoi se LSI, është një garanci për qeverisjen e vendit dhe vazhdimin e progresit reformator, në kuadër të sfidave të integrimit evropian.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›