E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdojnë anomalitë mbi hapësirën ajrore në Europë, hiri vullkanik mban peng thuajse 50% të fluturimeve

Sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia e Sigurisë dhe Transportit Ajror në Europë, “Eurokontrol”, në të gjithë kontinentin janë anuluar plot 16 mijë fluturime. Efektet e hirit nga Islanda, të cilat kanë “zaptuar” të gjithë hapësirën ajrore të Europës, përfshi edhe Shqipërinë, do të jenë prezente edhe për 24 orët e ardhshme, çka do të pengojë fluturimet në pjesën më të madhe të Europës Qendore dhe Veriore. Zyrtarë nga aeroporti “Nënë Teraza” në kryeqytet bëjnë të ditur se sërish sot janë anuluar fluturimet drejt Vjenës në Austri, Budapestit në Hungari, aeroportit të Londrës në Britani aeroportit të Mynihut, Shtutgardit e Frankfurtin në Gjermani, dhe Milanos, Bolonjës e Trevizos në Itali. Ata që udhëtojnë drejt këtyre vendeve, si edhe në rastet kur kalojnë tranzit përmes tyre, do të jenë të detyruar të presin njoftime të tjera. Edhe gjatë ditës së djeshme disa fluturime ishin pezulluar për shkak të resë së hirit që ka mbuluar thuajse gjithë qiellin Europian. Deri në këto momente, nuk janë anuluar fluturimet në Bari dhe Romë të Italisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›