E Diel, 1 Nëntor 2026

Politikanet qe ne Shqiperi mund te thone eshte faji im

06-11-2010 / Nga Lavdrim Lita

Barack Obama edhe pse i trullosur pas katastrofes elektorale ka thene Eumlshte faji im jam une pergjegjes per humbjen. Ka shtuar se si lider do te degjoje zerin e sovranit dhe se do te ndjeke orientimin elektoratit amerikan qe i kane dhene triumfin republikaneve. Barack Obama eshte nje president amerikan. Ai eshte nje demokrat i vertete. Nese do te kishte qene shqiptar se paku do te shante cmut fati cinik. Ose do tia hidhte fajin dikujt tjeter. Do te kishte thene ka nje komplot ka krim elektoral ka vjedhje te votes. Ose do tia hidhte fajin nje pjese te popullit.
Kjo qe thash nuk eshte thjeshte nje konstatim antropologjik porse eshte nje sjellje tjeter ndaj demokracise. Ne demokracine e konsoliduar amerikane te humbesh ose te fitosh eshte nje opsion normal. Kurse ne bi-polarizmin primitiv shqiptar akti i pare i atij qe humb eshte shfajesimi vetjak. Dhe akti i dyte eshte de-legjitimimi i fitimtarit. Kete e kemi konstatuar direkt pas zgjedhjeve te 28 qershori. Nuk do sqarime te metejshme.
Nderkaq te thuash si Obama se duhet pasur parasysh orientimi i opinionit publik sepse eshte nje gjest fisnik i atij qe di te mbaje me nder edhe ne humbje. Ky konceptim qe eshte i panjohur per politiken shqiptare. Mirepo duhet sqaruar se Obama nuk tha se do te ndryshoje linjen e tij politike sepse kjo do te ishte populizem i paster. Porse ai ka ne vemendje reagimin e qytetareve te tij te shprehur lirisht me vote kjo eshte demokraci.
Ne Shqiperi nuk ndodh kurre. Kur humbin te humburit akuzojne akuzojne fitimtarin e kane vjedhur vota bile edhe popullin per shembull komisionaret e votes. Nuk gjejme kurre nje lider qe te thote si Obama kam humbur Eumlshte pergjegjesia ime. Dreqi ta marre. Aq e veshtire eshte
Perkunder kesaj gjejme me shumice ata qe gjejme alibi nga me patetiket qe qahen per manipulime qe akuzojne kundershtarin per krim elektoral. Etj. Nuk gjejne pergjigjen se perse kane humbur nje pale zgjedhje. Nuk ka analize serioze ka vetem teori akuzatore. Jane pyetje qe mbesin pa pergjigje reale. Perkundrazi ka prej atyre qe mohojne cdo pergjegjesi nuk bejne asgje per te permiresuar gabimet e bera dhe sillen sikur procesi vjen nga qielli. Te mundur ne zgjedhjet e presidenciale nga Obama republikanet reaguan me energjine e levizjes se cajit Tea Party.
Nje gje e tille nuk ndodh ne Shqiperi oligarkike humbese i largohen marrjes se pergjegjesise ndonese synojne te riperterijne fuqine e tyre.
Ne Shqiperi nuk ndodhe kurre sepse nuk kemi Obama por se kemi Rama. Nje politikan i papergjegjshem qe spranon faje qe therret kudo per komplot per krim elektoral se ka pasur vjedhje te votes. Alibia me patetike e opozites se sotme eshte se ne i kemi fituar zgjedhjet porse Sali Berisha na i ka vjedhur. Prandaj u shfajesua keshtu ne Kongresin e PS-se qe e rizgjodhi ate sepse edhe anetaresia e qe e votoi e besoi sapunin per djathte. Ndonese ata nuk dinin me pas se Rama do te akuzonte 20 mije komisionare socialiste se kishin shitur voten. Jane sjellje qe shkarkojne cdo pergjegjesi ne ndonje komplot te erret qe e akuzon tjetrin si viktime te propagandes se fitimtarit. Eumlshte nje sjellje qe eliminon cdo pergjegjesi dhe zhvlereson cdo vendim te sovranit. Kemi te bejme me nje demokraci qe njeh vetem nje ndjenje faji ate te tjetrit

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›