E Diel, 1 Nëntor 2026

Frika e humbjes se dyte shtyn Ramen te pergatise skenarin e paranojave

06-11-2010 / Redaksionale

Ka raste kur frika te luan rrengje te pabesueshme. Bile eshte shtysa kryesore per te nxjerre nga sutaku nervoz skema e teori paranojake. Mjaft te kesh shikuar Edi Ramen ne predikimin e xhumase politike per ta kuptuar. Predikimi i tij se gjoja Lulzim Basha e Ferdinand Pone jane duke pergatitur manipulimin e madh te procesit zgjedhor eshte krejt i turpshem bile foshnjor. E gjeten armikun e per rrjedhoje gjeten edhe alibine. Mjerisht frika e ketyre zgjedhjeve vendore u ka futur leprin ne bark Rames e enturazhit te tij keshillimor. Prandaj mundohen te hedhin insinuata sa para-prapa per manipulime.
Edi Rama fut ne valle OSBE-ne pa takt duke u sjelle si shantazhues si pengmarres qe te garantoje transparencen e zgjedhjeve te shkuara dhe te marre bile edhe garanci per siguri ne zgjedhjet qe vijne. Arsyetimi i Rames kalon nga e kaluara deri tek e ardhmja duke mos u ndalur fare ne te tashmen. E kaluara e Rames eshte humbja e zgjedhjeve kurse e Ardhmja eshte frika e humbjes se zgjedhjeve lokale. E kaluar eshte oferta e PS-se per te bere transparencen zgjedhore. Eumlshte nje oferte tashme fosile qe i perket varrezes se memories politike.
Sot per sot per Ramen justifikimi i agjendes konfliktuale mund te provohet vetem me keto sajesa qe smbarojne sepse ushqehen cdo dite nga pakenaqesite e atyre qe presin rezultate te ndryshme duke bere te njejtat kerkesa te riperseritura. Pra sic eshte edhe logjike filozofike te vazhdosh te besh te njejtat gjera dhe te presesh rezultate te ndryshme eshte njera nga simptomat me te dukshme te cmendurise... Mirepo ne kete qorrsokak te marresh e ka sjelle Edi Rama opoziten shqiptare duke i propozuar maxhorances te njejtat kerkesa te meparshme por kur pret rezultate te ndryshme do te thote te jesh i marre. Strabizmi politik i opozites buron nga fakti se ri-dalja ne skene e Fatos Nanos komplikon ekuacionin e se ardhmes se Rames. Eumlshte e qarte tashme se Edi Rama ka frike nga hija e Nanos sepse vetem keshtu mund te interpretohet shkuarja e Rames ne tryezen e reformes zgjedhore kujtojme kishte 5 dite qe thoshte te kunderten vetem se Ilir Meta e Fatos Nano ishin takuar dy dite me pare dhe kishin diskutuar shume situata politike. Fatos Nano tashme i ka shfaqur ambiciet e nje rikthimi te mundshem ne politiken aktive ne Partine Socialiste te pakten derisa ta perjashtojne dhe te krijoje levizjen e tij politike.
Me nje llaf riaktivizimin e Nanos ne politike pervec Rames e kane frike edhe te gjithe ata qe brenda kampit politik jo vetem qe nuk do te kishin me kurajen ta shikonin ne sy drejtperdrejt por edhe qe dine shume mire se tani e tutje nese Nano do te rikthehej ne politike nuk do te kishte me vend per ta ne te njejtin vend me Nanon.
Ndonese ne te vertetet duhet te koncentrohemi tek e tashmja e perditshme aty ku opozita jo vetem qe nuk na ndihmon por ne turperon ne prani te syve te europiane me fjalorin e tyre akuzues. Jakobinet e majte sulmojne kundershtarin politik per ta copetuar. Per dialog as qe behet fjale. Eumlshte nje fjale e huaj. Demokracia eshte mish i huaj ne trupin e balenes semure PS. Pinoku Rama i gjendur ne barkun e balenes i meshon alibive paranojake se perse eshte ende ne bark te balenes se semure dhe pse nuk del dot. Nuk ka sesi te dale kur e ka kthyer partite ne nje kazerme. Nje parti-ushtri e mbetur ne kazerme demonstroi se deputetet e saj nuk jane civile te qyteteruar por ushtare-rrula qe sapo e kane filluar karantinen. Atyre u mesohet doktrina e luftes sa primitive aq dhe ideologjikedhe jo per qellimin patriotik te liberalizmit te vizave por per te pasur nje foltore ku mund te baltoset kryeministri Berisha.
Sido qe te jete e verteta propaganda politike e PS-se eshte e pashembullt tenton te hipnotizoje njerezit me zhurmen hetuese e njekohesisht shkaterruese. Retorika partiake e fokusuar ne sloganin e transparences se kutive e te tjera ceshtjeve fsheh mungesen e alternatives politike te opozites. Seshte degjuar ndonjehere per ndonje propozim alternativ te nje ligji apo domosdoshmerie prioritetesh nga ana e saj. Gjithcka i lihet dites politike dhe gjysme te vertetave neper konferenca per shtyp.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›