E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini refuzon t’i dorëzojë Inspektoriatit dokumentet për lejet e ndërtimit

Panik në bunkerin që qeveris Rama pas kërkesës zyrtare të Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive për t’u njohur me dokumentacionin, lidhur me konfliktin e interesit në KRT-në që akordon lejet e ndërtimit. Pas bllokimit, vjen edhe vendimi i ILDKP-së, për shtyrjen e afatit të hetimit administrativ

TIRANE - Bashkia e Tiranës refuzon të bashkëpunojë me Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në lidhje me hetimin që ka nisur ky i fundit për parandalimin e konfliktit të interesave nga kryebashkiaku Edi Rama në dhënien e lejeve të ndërtimit. Në këto kushte, ILDKP, ka vendosur të shtyjë afatin e hetimit administrativ, për konflikt interesi në dhënien e lejeve të ndërtimit në bashkinë e Tiranës. Shkak u bë mungesa e respektimit të ligjit nga ana e bashkisë së Tiranës, për të vënë në dispozicion të hetimeve të këtij institucioni materialet e kërkuara.
Pas denoncimit të bërë nga Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve si dhe pas ngritjes së Komisionit hetimor parlamentar që kanë si objekt hetimin administrativ për mënyrën e dhënies së lejeve të ndërtimit në mbledhjet e datave 22 mars dhe 17 prill 2009, të KRRT së Tiranës, ILDKP-ja nisi në maj të këtij viti, një hetim të pavarur.
Si gardian i mbrojtjes dhe respektimit të ligjit, për parandalimin e konflikteve të interesave në ushtrimin e funksioneve publike, ILDKP-ja i kërkoi bashkisë së Tiranës procesverbalet e dy mbledhjeve të KRRT-së, ku pjesën dërmuese të lejeve e kanë fituar studiot “Atelier 4”, “Besa Construction”, me drejtues anëtarë të KRRT-së.
Megjithëse ky institucion i ka kërkuar bashkisë së Tiranës një sërë dokumentesh të cilat i nevojiten për këtë hetim dhe pavarësisht se kthimi i përgjigjes dhe vendosja e këtij dokumentacioni të kërkuar në dispozicion të ILKDP-së është një detyrim ligjor, bashkia nuk i ka kthyer një përgjigje këtij të fundit, çka bëhet pengesë për marrjen e një vendimi përfundimtar mbi hetimin e dhënieve të lejeve të ndërtimit në dy mbledhjet e KRRT-së së bashkisë së Tiranës në datat 22 mars dhe 17 prill të vitit 2009.
Në këto kushte, ILKDP-ja ka urdhëruar zgjatjen e hetimit për një afat 30 ditor me qëllim që t’i japë kohën e nevojshme bashkisë të kryejë detyrimin e saj ligjor dhe të vendosë në dispozicion të tyre dokumentacion e kërkuar. Me këtë urdhër është njohur edhe bashkia e Tiranës, ndërsa për dijeni i është dërguar dhe Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Bashkia e Tiranës të njëjtën indiferencë ka treguar dhe ndaj kërkesës së Kuvendit për të disponuar dokumentet, të cilat i shërbejnë hetimit, që po kryen Komisioni parlamentar i ngritur në muajin maj, duke u bërë edhe në këtë rast pengesë për zbardhjen e procedurave të ndjekura për dhënien e lejeve të ndërtimit në mbledhje. Edhe për komisionet hetimore ngritur nga Kuvendi, bashkia e Tiranës rezulton që nuk vë në dispozicion materialet e kërkuara. Ky shqetësim është shprehur disa herë nga anëtarët e komisionit si dhe ish kryetari Xhaferri.
Nga hetimet komisioni i përbërë nga abuzimet me lejet e ndërtimit, ku vetëm në dy mbledhjet e KRT-së 59 leje ndërtimi iu akorduan anëtarëve të KRRT-së Alban Eftimi dhe Artan Shkreli. Në konflikt të hapur interesi dhe korrupsioni, raporti i është dërguar Prokurorisë për hapjen e hetimeve, megjithatë ende organi i akuzës nuk ka informuar institucionin ligjvënës me fatin e nisjes së pritshme të hetimeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›