FDE: “Mëngjes lutjesh” në kujtim të 565 vjetorit të Kuvendit të Lezhës
Forumi për Demokraci dhe Etikë do të organizojë më 2 mars, në Tiranë, në kujtim të 565-vjetorit të Kuvendit të Lezhës, takimin "Mëngjesi i Lutjeve me shtetarët shqiptarë". FDE ka ftuar në këtë aktivitet krerë të lartë shtetërorë nga Shqipëria, Kosova si dhe kryetarë të partive shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe trojet e tjera. Në një prononcim për mediat, Drejtori Ekzekutiv i FDE-së, Arjan Galdini tha se "me këtë Mëngjes Lutjesh të shtetarëve shqiptarë, FDE synon që si qytetarë të angazhuar e bashkë me ne edhe politikanët si qytetarë, të deklarojmë solemnisht se me respektimin e 565-vjetorit të Kuvendit te Lezhës, bëhemi vullnetarisht në liri e me ndërgjegje të plotë pjesë dhe autorë të Aleancës së Madhe të Mirëbesimit".
Galdini shtoi se me nderimin në 2 mars 2009 të 565-vjetorit të Kuvendit të Lezhës, kujtohet Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu. "Shoqëria shqiptare në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoni e kudo ku jetojnë shqiptarë nën shembullin dhe modelin që na ofron Skënderbeu, sot ka më shumë nevojë se kurrë për bashkim. Politika shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni e kudo ku jetojnë shqiptarë, duhet të dëgjojë më në fund zërin e qytetarëve”, tha ai.
...