E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini tregon anekdota me laburistë anglezë, Meta merr konfirmimin e tyre si lider i së majtës

Kreu i LSI-së, vizitë në Londër, zhvillon takime të rëndësishme

TIRANE – Ndërsa kreu i PS-ës, Edi Rama flet gjithë ditën për të ashtuquajturën rruga e tretë e përpunuar nga ideologët laburistë anglezë, megjithatë është kreu i LSI-së, Ilir Meta, ai që ka marrë dje mbështetjen si lideri real i së majtës, nga laburistë anglezë.
Në ditë e parë të vizitës së tij zyrtare në Londër kryetari i LSI, Ilir Meta është pritur në një takim nga sekretari i përgjithshëm i Laburistëve, Collins. Në këtë takim, Collins dhe Meta mësohet se diskutuar gjerësisht për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit në vendin tonë.
Në bisedën e zhvilluar mes kryetarit të LSI, Ilir Meta dhe sekretarit të përgjithshëm të Laburistëve është folur edhe për bashkëpunimin mes LSI dhe Laburistëve, ku dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë për thellimin e këtij bashkëpunimi.
Gjatë ditës së parë të vizitës së tij në kryeqytetin e Anglisë, Londrës, kryetari i LSI, Ilir Meta zhvilloi takime të rëndësishme edhe në Parlamentin e Britanisë së Madhe. Kështu, Meta është pritur në një takim nga kryetari i Komitetit Evropian, M. Connarty. Edhe në këtë takim është folur për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit ku kryetari i Komitetit Europian, Connarty u shpreh se, këto zgjedhje janë kyçe për aplikimin e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Gjithashtu, dy bashkëbiseduesit janë shprehur në një mendje për forcimin e bashkëpunimit midis dy komisioneve.
Po dje, kryetari i LSI ka zhvilluar një takim edhe me Toni Lloyd, kryetarin e grupit parlamentar të Laburistëve. Në këtë takim, Lloyd ka uruar kryetarin e LSI, Ilir Meta për zgjedhjet dhe ka theksuar se pas zgjedhjeve pritet një qeveri që të luftojë korrupsionin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›