E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvinin e lëshojnë nervat, bindet për humbjen, por kërcënon të vetët se do hakmerret

Ekuilibri i brishtë nervor i kreut socialist nuk ka mbajtur dje në Fier, pas publikimit të sondazheve që konfirmojnë rënien e lirë të mbështetjes për listën e Edvinit. Nga dëshpërimi, ai dhe Ruçi kanë kërcënuar zgjedhësit e majtë që të mos japin vota për Gjinushin, Veliajn e Milon pasi ata janë përfaqësuesit e politikës parazite si dhe të partive të Dushkut

Ndërsa dita e zgjedhjeve po afron, Edi Rama, i bindur në humbjen e tij, tenton minimizimin e saj duke orientuar zgjedhësit e majtë të mos votojnë partitë aleate të PS-së, të etiketuara si “partitë e Dushkut”. Ndërsa Edi Rama, prej ditësh këtë “mesazh” zgjedhësve po ua përçon derë më derë, nëpërmjet “emisarëve” të tij, në takimin e tij më të fundit në Ballsh, ai shkoi edhe më tej, kur mori guximin ta artikulonte vetë. Vota tha Rama në takimin në Mallakastër duhet të shkojë vetëm për PS, duke iu bërë thirrje mallakastriotëve të mos çojnë asnjë votë dëm për partitë e tjera, të koalicionit të PS-ës. “Vota e çuar jashtë kutisë së Partisë Socialiste, është një votë që ndihmon të vjetrën, është një votë që ndihmon Sali Berishën, është një votë që ndihmon atë grusht njerëzish me të cilët duhet të ndahemi”. Histeria që buronte nga humbja është përhapur në një koncept të dështimit politik edhe duke lëshuar kërcënime ndaj elektoratit, të cilët janë kërcënuar se do të kenë reperkursione, në rast se do të marrin pjesë në performancat popullore që mbështesin rimandatimin e qeverisë së Sali Berishës. Shpërthimi i nervave konfirmohet edhe nga sondazhet që gjithmonë e më shumë konfirmojnë epërsinë e së djathtës në zgjedhjet e 28 qershorit, por edhe që kthejnë vëmendjen tek ekuilibri i brishtë psikologjik i kryetarit ende në detyrë të Partisë Socialiste, ekuilibër që s’ndal dot rrënimin e së majtës në zgjedhje, por që gjithsesi rrezikon të njollosë disi ditën e zgjedhjeve. Ndërkohë, Gramoz Ruçi, shkon edhe më tej, kur në takimet me elektoratin socialist në qarkun e Fierit, nuk ngurron të artikulojë frazën “votoni për PS-në, asnjë votë edhe për aleatët tanë, që s’janë asgjë më shumë se ca ‘parti Dushku’”. Pjesëmarrës socialistë në takimet me Gramoz Ruçin në Qarkun e Fierit, tregojnë se kjo thirrje e tij, gjithnjë e më shumë, po artikulohet gjithnjë e më shpesh në këto ditë të fundit të fushatës elektorale. Frika e humbjes së Edi Ramës, prej ditësh po shfaqet në mënyra të ndryshme. Vetëm pak ditë më parë, mësohet se Edi Rama, është grindur vetë me drejtuesit e partive aleate, PDS dhe G 99, ku si pretekst kanë shërbyer posterat elektoralë, të vendosura nga drejtuesit e këtyre partive, që i paskan zënë vendin Edi Ramës, nëpër Tiranë. Ndërsa dy ditë më parë, panikun e tij Edi Rama e ka shprehur në një tjetër mënyrë në Ballsh, kur ka artikuluar pretendimin mund t’i “vidhet” vota

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›