E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi: Mandatin e dytë do të pesëfishojmë investimet për bujqësinë

Ministri i Transporteve dhe kandidat për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Sokol Olldashi, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar me banorët e Roskovecit, ka  premtuar 5-fishimin e investimeve në sektorin e bujqësisë, me qëllim që bujqësia të jetë promotor i zhvillimit ekonomik. “Në mandatin e dytë, do të 5-fishojmë financimin për bujqësinë, do ta stimulojmë duke shtuar dy skema të tjera subvencionimi. Për sipërfaqet e mbjella do të paguajmë të gjithë fermerët për të ndihmuar në subvencionimin e naftës dhe të plehrave kimike”, tha Olldashi. Për t’u ardhur sa më shumë në ndihmë fermerëve, Olldashi tha se “do të vendoset nën ujë çdo sipërfaqe bujqësore që gjendet në gjithë Ultësirën perëndimore të vendit, si dhe do të financohet përmes buxhetit të shtetit stabilizimi dhe rikthimi në gjenden normale i të gjithë sistemit të kanalizimeve, ujitjes dhe kullimit”. Olldashi i bëri thirrje banorëve të Roskovecit dhe gjithë qarkut të Fierit që të votojnë për PD-në, si forcën e vetme, me anë të së cilës mund të ecet shpejt dhe në mënyrë të sigurt drejt së ardhmes.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›