Berisha në Mamurras: Qeveria do të financojë çdo projekt për të rritur nivelin e jetesës së qytetarëve

Në vijim të takimeve elektorale, kryeministri Sali Berisha vizitoi dje qytetin e Mamurrasit. Berisha u shpreh para qytetarëve se qeveria është e gatshme të financojë çdo projekt të bashkisë Mamurras që synon të jetë në shërbim të qytetarëve.
“Vij tek ju për të kërkuar besimin tuaj, votën tuaj. 4 vitet që vijnë do të ndërtojmë së bashku Mamurrasin evropian, Shqipërinë evropiane, kërkoj votën tuaj, për të dhënë pamjen tërësore evropiane vendit. Jam këtu për tu zotuar se do të financojmë çdo projekt të kësaj bashkie për të ndryshuar për mirë jetën tuaj”, u shpreh kryeministri.
Berisha garantoi banorët e Mamurrasit se brenda pak kohësh fillon rindërtimi i rrugës Fushë-Krujë-Mamurras-Milot, në buxhetin e shtetit janë vendosur 2 miliard lekë për rindërtimin e plotë të saj, sikundër do të asfaltohen rrugët e të gjitha fshatrave të kësaj bashkie, për ti lidhur ato me qendrat e komunës.
...