E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Në 4 vitet e ardhshme, procedura më të lehtësuara për bizneset e reja

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vijuar turin e takimeve me banorë dhe sipërmarrës private, kësaj here në komunat e Shkodrës. Topalli njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike garantoi sipërmarrësit se “në 4 vitet e ardhshme do të bëhet më shumë për të lehtësuar procedurat për hapjen e bizneseve të reja”. Krahas takimeve të zhvilluara në kuadër të fushatës elektorale me sipërmarrës të disa komunave të Shkodrës, Kryetarja e Kuvendit përuroi edhe fillimin e punimeve të rrugës në fshatin Nenshat, komuna Hajmel, duke premtuar rritjen e investime në infrastrukturën e çdo komune. Banorët e komunave të Shkodrës e siguruan Kryetaren e Kuvendit se vota e tyre në zgjedhjet e 28 qershorit do të shkojë për Partinë Demokratike. “Kemi votuar më parë për PS-në, por duke parë transformimet e fshatrave dhe seriozitetin e punës së qeverisë aktuale, vota jonë do të shkojë për Partinë Demokratike”, u shprehën banorët gjatë takimit me Kryetaren e Kuvendit. Duke qenë se një pjesë e mirë e banorëve të këtyre zonave merren me bujqësi, ata vlerësuan mbështetjen e qeverisjes së djathtë për fermerët, e cila ka sjellë një rritje të prodhimit bujqësor, por mbi të gjitha një rritje të mirëqenies për fëmijët dhe familjet e tyre. Një fabrikë e suksesshme fasonerie, ishte ndalesa tjetër e Kryetares së Kuvendit. Topalli vizitoi repartet e kësaj fabrike, një biznes i hapur vitet e fundit, ku janë punësuar rreth 350 punonjës kryesisht gra. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›