E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edy Reja: Do të mbetem te Lazio

Trajneri i Lazios, Edy Reja, ka konfirmuar se ai do të mbetet me klubin romak gjatë sezonit të ardhshëm.

Taktiku italian udhëhoqi Lazion drejt pozitës së pestë në Serie A këtë sezon, duke i siguruar ekipit italian një vend që e dërgon në Europa League. Reja tani ka konfirmuar të ardhmen e tij me klubin.

“Do të mbetem te Lazio. Kam folur me presidentin e klubit dhe do të takohem për të përcaktuar planet për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Reja.

Ai u caktua si trajner i Lazios në shkurt të vitit 2010 dhe sezonin e kaluar ndihmoi ekipin të shpëtojë nga eliminimi, para se të arrijë më shumë sukses këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›