E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zytare: Emery vazhdon me Valencian

Unai Emery ka vazhduar kontratën me Valencian duke qënë kështu i pranishëm edhe një vit në Mestalla deri në fund të qershorit të vitit 2012.

Ekipi spanjoll ka publikuar lajmin në faqen zyrtare gjatë të hënës, vetëm dy ditë pas fundit të sezonit 2010/2011 në La Liga.

“Unai ka treguar vlerat e tij dhe kualifikimi i drejtpërdrejtë për Ligën e Kampionëve ka merita të mëdha për të gjithë”, ka thënë presidenti i klubit, Manuel Llorente.

Emery,  u caktua si trajner në vitin 2008 dhe ka udhëhequr ekipin drejt pozitave të treta në secilin prej dy sezoneve të kaluara.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›