Efektet e vullkanit në Islandë prekin dhe Rinasin

Efektet e vullkanit në Islandë prekin dhe Rinasin. Në një deklaratë për shtyp Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njofton se të premten, më 16 prill 2010, fluturimet direkte për në Londër dhe Budapest janë anulluar për shkak të hirit në zonën e Islandës si rrjedhojë e vullkanit që shpërtheu ditën e mërkurë më 14 prill 2010. Hiri i vullkanik është përhapur në pjesën veriore të Evropës. Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se të gjitha fluturimet e planifikuara operojnë normalisht nga TIA, por pasagjerët që kanë fluturime tranzit janë të rekomanduar të kontaktojnë linjat ajrore përkatëse për informacion të mëtejshëm në lidhje me udhëtimin e tyre. Fluturimet për në Londër dhe Budapest janë anulluar deri në një njoftim të dytë. Në rast të anullimeve të fluturimeve të tjera, Tirana International Airport do t'i mbajë pasagjerët e informuar.