Efektet negative te krizes greke ne ekonomine e Shqiperise

Drejtori i Qendres Shqiptare per Kerkime Ekonomike ne Tirane Dr. Zef Preci e mendon ne tre plane ndikimin e krizes greke ne ekonomine shqiptare. Se pari efektet e krizes ekonomike boterore me efekt te pergjithshem ne BE duke perfshire e Greqine se dyti ne raportet e drejteperdrejta greko ndash shqiptare dhe se fundi ne sjelljen e agjenteve brenda ekonomise shqiptare.
Sa i takon ndikimit te drejteperdrejte te krizes se ekonomise greke mbi ate shqiptare duhet te pranojme pakesimin e te ardhurave qe vijne nga emigrantet shqiptare qe eshte evident perkeqesimi i statusit te punetoreve emigranteve tashme eshte evident papunesia eshte shume e larte dhe ne rritje rritja e cmimeve ne tregun grek ka bere qe te rriten cmimet e mallrave dhe ne tregun shqiptar nga ana tjeter nje sere nderrmarjesh te tipit fasone qe kane aktivitet ne zonen juglindore ose jugore te Shqiperise kane humbur tregun ne Greqi dhe tashme jane zhvendosur por jane prezente dhe efekte psiokologjike- thote Dr. Preci per DW-ne.
Bildunterschrift
Ilir Barjaba ekspert ekonomie shikon te pakten kater efekte negative te krizes ekonomike ne Greqi qe percillen ne ekonomine shqiptare. Greqia sipas Barjabes eshte partneri i dyte tregetar me i madh i Shqiperise ndaj dhe kjo pritet te ndikoje ne volumin e eksporteve made in Albania per ne territorin helen dhe e kunderta vecanerisht ne zonat kufitare. Se dyti Greqia ka 1/3 e investimeve te drejtperdrejta te huaja ne Shqiperi ndaj dhe kriza ne ate vend ti rrudhe ato. Ilir Barjaba kujton si faktor negativ dhe renien e remitancave dmth renien e dergesave qe vijne nga emigrantet shqiptare qe punojne prej vitesh ne territorin grek ne nje kohe qe numri i tyre eshte ne qindramije. Faktori i katert qe sjell kriza greke ka te beje me sistemin bankar thote Barjaba per DW-ne duke theksuar argumentin se 1/3 e bankave ne Shqiperi zoterohen ose perfaqesohen nga bankat meme qe jane ne Greqi. Meqe kredidhenia ne Greqi eshte ne ulje kjo do te shoqerohet dhe me kete tregues edhe ne vendin tone.
Per Ilir Barjaben autoritetet shqiptare duhet ta lexojne me vemendje ate qe ndodh ne shtetin fqinj sic thote ai per DW-ne per te amortizuar efektet ose dhe per te shfrytezuar aspekte qe mund ti shnderroje nga negative ne pozitive. Psh. nje i tille eshte rikthimi ne atdhe i emigranteve shqiptare qe punojne ne Greqi. Duke qene se ky rikthim do te jete me shume i perqendruar ne zonat kufitare atehere eshte e rendesishme qe qeveria ne keto zona per emigranet te ofroje lehtesira fiskale. Ata te nxiten per te krijuar biznese mbase duke paguar gjysmen e taksave dhe detyrimeve te tjera tatimore. Kjo per qellim per ti ingranuar per te hapur biznese dhe per te kontribuar ne ekonomine vendase. Ne kete menyre nese shteti i ndihmon ata te ndertojne biznese atehere ata jo vetem qe nuk behen barre per shtetin nepermjet skemave sociale por ata ndikojne ne zhvillimin e ekonomise dhe te biznesit.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Zef Preci Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ilir Barjaba
Dr. Zef Preci permend nje tjeter aspekt qe shnderrohet ne efekt pozitiv. Sipas tij ka rene deri ne nivele modeste numri i punetoreve sezonale nga pjese te ndryshme te Shqiperise qe angazhohen kryesisht ne muajt e veres ne tregun e punes ne Greqi. Kjo e detyron kete fuqi punetore qe te mos shperngulet por te qendroje ne vendlindje duke kontribuar ne punimin e tokes apo ne gjallerimin sektorit prodhues vendas. Gjithashtu dhe punetore te kualifikuar duke humbur vendet e punes ne Greqi do te kthehen ne Shqiperi si nje kapital shume i cmuar duke permiresuar cilesine e produktit dhe te sherbimeve kryesisht ne hoteleri restorante etj. ne kushtet e terrenit shqiptar.
Sipas Ilir Barjabes autoritetet ne Shqiperi duhet te analizojne dhe faktoret qe e kane sjelle fqinjin e tyre ne keto momenta te veshtira duke bere analogjine me fillimin e viteve lsquo80 te shekullit te kaluar dhe ne vijim kur qeveria greke u fokusua me shume ne infrastruktuen civile. Kete Barjaba e shikon si nje ngjashmeri me modelin qe po ndiqet ne Shqiperi ne vitet e fundit. Greqia i arriti synimet duke marre huamarrje nga institucionet nderkombetare dhe nga bankat private. Por keto fonde sherbyen ne pjesen me te madhe per ndertimin e infrastruktures por duke lene pas dore aspekte te tjera te ekonomise. Pra nuk ndikuan per nje ekonomi te shendetshme. Mbivendosja e investimeve ne infrastrukturen civile ne Shqiperi eshte nje rast i ngjashem mendoj sepse nuk eshte e drejte qe te lihen pasdore dege te tjera te ekonomise sidomos ne drejtim te zonave industriale thote Barjaba per DW-ne.
AutorArbenMuka
RedaktoiAida Cama