E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetem ekrane kompjuteri Bursa gjermane e Frankfurtit ne ndryshim

Bursa - me pare quhej nje trumbe njerezish qe bertisnin e jepnin shenja me kembe e me duar e qe brenda nje kohe shume te shkurter ishin ne gjendje te leviznin shuma te medha parash pa e kuptuar nje i jashtem se si. Ne shumicen e bursave keso gjerash i perkasin tashme se kaluares. Si ne shume sektore te jetes edhe ketu biznesin e dominojne kompjuteret. E megjithate ende ekziston parketi ose dyshemeja e burses ku shitbleresit operojne ne vend vecse tani cdo gje behet pa zhurme. Keshtu eshte edhe ne Frankfurt megjithese sipas korporates se burses gjermane Deutsche Boumlrse AG qe nga 23 maj 2011 nuk ka me operacione ne parket.

Ne Frankfurt per te pare bursen e sotme

Sa me shume qe blihet e shitet aq me me force kercasin shifrat e bardha ne derrasen e zeze mbi parketin ngjyre kafe prej dushku te salles se burses ne Frankfurt. Mbi te jane te shperndare shtate banake te zberdhylet ne forme rrethi e gjysme rrethi mbi qoshet e te cileve jane instaluar ekrane. Gjashte a shtate agjente kane zene vend ne secilen nga tryezat. Ata jane pergjegjes per kuotimin e titujve me vlere ne parket. Eumlshte qetesi. Nje grua e ulur mbas ekranit punon me shtiza. Per te pare se si duket tani parketi i burses une kam ardhur enkas ne metropolin financiar te Gjermanise ne Frankfurt ndash bursa e katert per nga rendesia ne bote. Qe prej mbi 200 vjetesh ketu ne nje ndertese te mocme gjendet salla e burses. Mbasi kaloj permes skanerit te ngushte e te qelqte te sigurise gjendem ne mes te hollit te burses.

laquoTregtia e parketit do te hiqetraquo laquoZbrit nga Parketiraquo laquoBehet edhe pa teraquo....
...kesisoj dhe te ngjashme ishin titujt e gazetave ekonomike te javeve te shkuara. Aty nga mesi i nentorit Bursa Gjermane mbas nje seance te Keshillit te saj kishte kumtuar se tregtia nepermjet agjenteve ne parket duke filluar qe nga 23 maj 2011 do te hiqet.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Frankfurt

Takime virtuale - Sot ne burse hapet vetem kompjuteri...

Ne salle takoj nje figure te lashte te burses. Ai quhet Fidel Helmer dhe ka qene drejtues i shitblerjes se letrave me vlere ne banken private Hauck amp Aufhaumluser. Qe prej mbi 40 vjetesh ai hyn e del ne parket. Tani eshte ne pension por punon si keshilltar i bankes. Kur ai filloi te punonte ketu cdo mesdite behej biznes ndashasokohe sigurisht qe cdo gje behej me dore kujton Helmer laquoPo dhe pastaj ne sallen e burses hynin e dilnin me qindra njerez gelonte nga britmat e fuqishme e njerezit qe jepnin e merrnin. Si mjet komunikimi asokohe sherbente vetem telefoni dhe teleksi. Bursa eshte nje treg dhe ketu kembeheshin informacionet.raquo

Ndersa sot tregtaret nuk kane nevoje fare te kalojne permes skanerit te sigurise. Ata thjesht hapin kompjuterin e tyre diku neper bote. Takimet behen ne menyre anonime ne tregun virtual. Para ca vitesh Bursa Gjermane futi ne perdorim sistemin kompjuterik Xetra ne te cilin nderkohe nga mengjesi e gjer ne mbremje shiten e blihen rreth 95 per qind te letrave me vlere. Aty mblidhen se bashku ujdite e shitjeve dhe blerjes se cdo vendi te botes dhe ne se perkojne nga sasia e cmimi atehere ato realizohen automatikisht.

Nuk ka nevoje me per seksere

laquoPer letrat e medha ketu ne parket nuk nevojiten me seksere. Urdhrat e blerjes dhe te shitjes jane ne permasa te atilla saqe tregtia behet teresisht ne menyre automatike. Njerezit qe jane ketu ne parket jane pergjegjes me shume per letrat gjermane jolikuide ose per aksionet e huaja te cilat tregtohen ketu ne parketin e Frankfurtit por qe nuk kane thellesi ne treg pra numer te madh urdhrash.raquo thote Carsten Sommerfeld kryetar i bankes Tradegate e cila eshte specializuar per tregtimin e letrave me vlere. Ne rast se per shembull deshiron te shesesh nje numer te madh nga keto aksione qe shiten pak dhe kete porosi shitjeje e jep ne kompjuter cmimi i aksioneve do te ulet menjehere tej mase per shkak te mungeses se porosive te blerjes. Per aksione te tilla deri tani perkujdeseshin agjentet e skontrove ne parket.

Kur deri tani paska qene e nevojshme nderhyrja e njerezve atehere si behet pa parket Wolfgang Gehrken anetar i Keshillit te Burses thote laquoPuna e agjenteve te parketit do te vazhdoje te kerkohet. Por nuk eshte e nevojshme qe shitesi dhe bleresi te jene balle per balle. Kjo gje edhe sot ndodh shume rralle. Pra parketi si vend tregtimi me teknologjine e sotme nuk eshte me i nevojshem. Edhe sot ai shume rralle perdoret.raquo

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Frankfurter Brse

Te befason pergjigja. A nuk erdha une ketu te raportoj per fundin e tregtise se parketit qe me sa duket nuk paska perfunduar aspak laquoEpo ky eshte per fat te keq problem i Burses Gjermane. Ajo duhet te thote qarte se Ne nuk do te heqim dore nga tregtia e parketit por vecse do te ndryshojme tekniken e saj agjentet e skontrove do ti quajme ndryshme.raquo thote Joachim Llambi nga Schnigge Wertpapier AG. Agjentet ndash te cilet ne te ardhmen do te quhen specialiste ndash do te kujdesen per ato tituj qe tregtohen pak. Per kete ata nuk e kane me te nevojshme te punojne ne parket. Ata kane nevoje vetem per nje kompjuter pavaresisht se ku gjenden. Per mediet sidomos per televizionet parketi ka qene dhe mbetet i rendesishem. Keshtu qe edhe ne te ardhmen do te vazhdojne te punojne njerez ne sallen e burses.

Ndryshime ne punen e agjenteve

Edhe per ata do te ndryshoje me shume se vetem siperfaqja e kompjuterit dhe emertimi. Llambi kete e shpjegon duke marre si shembull nje aksion qe tregtohet pak e prej te cilave do te shitet nje sasi e madhe. laquoKetu njeriu mund te kujdeset qe te pranohen urdhrat dhe qe ato te mos dalin te tera njeheresh ne shitje Pra ata nuk do ta japin gjithe sasine e tyre ne kompjuter por do te testojne se a mund te gjendet fillimisht dikush qe mund ti shese per nje cmim me te mire se kompjuteri. Keto per shembull jane veprime te cilat do ti beje specialisti i ketushemraquo. laquoAgjentet do te duhet te hyjne edhe vete ne loje sigurisht ose si bleres ose si shites dhe ky eshte nje biznes me shume risk.raquo ploteson Helmer.

Per Bursen Gjermane kalimi ne sistemin Xetra para se gjithash premton me shume xhiro thote Sommerfeld. Xhirot pritet te rriten ne dy drejtime Nga njera ane sepse klientet sigurisht qe do te kene cmime me te mira pra supozohet qe te marrin pjese me shume kliente. Pastaj edhe numri i klienteve do te shtohet Bursa gjer tani ka qene nje platforme kombetare te huajt nuk kishin asnje shans te hynin ne sistemin aktual. Ndersa Xetra eshte nje sistem qe ka zene vend te rendesishem ne tregun financiar te Evropes. Per kete arsye mendohet qe perafersisht numri i tregtareve potenciale ketu ne parket te dyfishohet.raquo

Dhe kjo xhiro e rritur pritet te pasqyrohet ne te ardhmen edhe ne kercitjen e shifrave te derrases se zeze.


Autor Insa Wrede/Anila Shuka

RedaktoiAida Cama

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›