Zgjedhjet ne Rusi vezhguesit Ja skema e mashtrimit
Vëzhgues vullnetarë kanë zbuluar skemën e mashtrimit në zgjedhjet e 4 marsit. Një mbështetëse aktive e opozitës, Ksenia Sobchak, bëri të ditur planin që sipas saj do t'i jepte fitoren, Vladimir Putinit.
"Është stacioni i dytë votimi, ku kemi zbuluar të njëjtën skemë: Ka lista të njerëzve që gjoja nuk mund të largohen nga puna e tyre, kështu që ata mund të votojnë pa një certifikatë votuesi në shtëpi. Ne shkojmë në këto organizata por atje nuk ka njerëz”, u tha Sobchak gazetarëve pasi bashkë me një tjetër vëzhgues – avokat, Piotr Kuçerenko, biseduan me punëtorët në Moskë në një qendër votimi.
Avokati - tha se-, ky lloj mashtrimit zgjedhor përfshin kryesisht kompanitë e vogla. "Në shumë qendra zgjedhore në Moskë kemi të njëjtën situatë. Situatë e njëjtë ishte edhe në një kompani të quajtur “Metallist” , ku janë shumë njerëz në listën e votimit, por s'i kemi gjetur. Shumë prej tyre nuk punojnë në këtë kompani”, tha ai. Vëzhguesja e pavarur Sobchak tha më herët se vëzhguesit u ndaluan të bëjnë punën e tyre në Shën Petersburg, ku po ndihmohej nga monitorues të tjerë. Një grup tjetër i pavarur monitorues i quajtur Golos, tha se tashmë janë rregjistruar 2.030 raporte për shkelje në mbarë vendin. Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha se nuk kishte pasur shkelje të mëdha. Mijëra aktivistë të opozitës si dhe një mision ndërkombëtar po monitorojnë votimin. Sondazhet pritet të dalin menjëherë pas përfundimit të votimit.