Viti i Ri 2012 Topalli feston me femijet ne Shkoder
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte sot në Shkodër për të festuar me fëmijët e këtij qyteti. Në vigjilje të Vitit të ri, nxënësit më të mirë të shkollave të Shkodrës, u mblodhën për të festuar në mjediset e kinema “Millenium”. Mes këngëve, valleve e humorit, fëmijët i bënë këto festa edhe më të gëzueshme.
Kryeparlamentarja Topalli u uroi fëmijëve një Vit të Ri sa më të gëzuar, të rriten të shëndetshëm e të lumtur. “Këtë sallë e bëjnë kaq të bukur, jo vetëm nxënësit më të mirë, por dhe artistët më të mirë dhe fëmijët që janë kaq të bukur. Qoftë viti 2012, një vit i gëzueshëm bashkë me prindërit dhe familjet tuaja”, u shpreh ajo.
Gjithashtu, Kryetarja e Kuvendit uroi në veçanti, edhe të gjithë mësuesit, duke i falenderuar ata për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur.
Në këtë festë të veçantë fëmijëve iu shpërndanë edhe dhuratat e Vitit të Ri bashkë me urimet për sa më shumë gëzime në vitin që po vjen.