E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nenkryetarja e Bashkise se Tiranes shperndan dhurata per familjet ne nevoje

Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Jorida Tabaku ka shpërndarë pako ushqimore për gratë kryefamiljare, për familjet rome, egjiptiane si dhe për familje të tjera në nevojë. Tabaku, duke ju uruar atyre një vit më të mirë se ky që kanë pasur, i garantoi se Bashkia e Tiranës do të jetë gjithnjë pranë personave në nevojë dhe do të bëjmë gjithçka për të përmirësuar jetën e tyre. Politikat sociale zënë një vend të veçantë në prioritetet e Bashkisë së Tiranës dhe janë reflektuar edhe në buxhetin e vitit 2012. Sipas Tabakut, bashkia, në politikat e saj të punësimit do t’i trajtojë me prioritet shtresat në nevojë. Ndërkohë që dhe qendrat sociale, të parashikuara për t’u ngritur nga Bashkia e Tiranës, do të jenë një mundësi më shumë për personat në nevojë. Ndërkohë Policia Bashkiake ka shpërndarë dhurata për fëmijët e fshatit “SOS” dhe ata të qendrës “TEN”. Kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha uroi këta fëmijë për festat e fundvitit, ndërsa garatoi qytetarët e Tiranës se Policia Bashkiake do të jetë 24 orë në shërbim të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›