E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore zjarr ne nje magazine u rrezikuan banesat

 Digjet një magazinë e braktisur në lagjen “28 nëntori” pranë zyrave të Agjensisë Elektrike në Vlorë. Shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë pakujdesia e ndonjë kalimtari apo ndonjë fëmijë që po luante pranë magazinës. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke rrezikuar dy pallatet që janë ndërtuar pranë saj. Për shkak të tymit të madh janë evakuar një pjesë e banorëve të pallateve. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrëfikeset të cilët kanë vijuar me shuarjen e flakëve. Zjarri është vënë nën kontroll, duke bërë të mundur shuarjen e tij. Ndërkohë ende nuk dihen dëmet materiale të shkaktuara nga rënia e zjarrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›