Kujdes ne perzgjedhjen e dhuratave per festen e Vitit te Ri
Inspektoriati Qendror Teknik ka bërë një listë të zezë produktesh si lodra, veshje të ndryshme tekstile e kepucë për femijë, të cilat kanë rezultuar të kenë në përbërjen e tyre kimikate kancerogjene.
Lodrat për moshën nga 0 deri ne 3 vjeç si kukulla, makina me rrota e lodra të tjera plastike e druri në shumë ente tregtuese, nuk shoqëroheshin me paralajmërimet përkatëse. Ndërkohë që shumë prej tyre kanë pjesë të vogla lehtësisht të shkëputshme, të cilat mund të gëlltiten lehtësisht nga fëmijët.
Një nga këto lodra është edhe imitimi i frutit të vishnjes. Pamja e tij tepër e ngjashme me frutin origjinal krijon iluzion tek fëmija, duke rrezikuar gëlltitjen e lodrës, që mund të sjellë mbytjen dhe asfiksinë e tij. Të rrezikshme kanë rezultuar disa këpucë për vajza, ngjyrë të kuqe me pak takë. Pas analizave të kryera, këto paraqesin rrezikshmëri për shkak se suprina e këpucës me bazë inkeliti, e me sipërfaqe e brendësi rrëshirë poliuretani shkakton djersitje dhe me kalimin e kohës sëmundje të lëkurës dhe myk. Sholla nuk ka elasticitet dhe ka fortësi shumë të lartë. Gjithashtu dhe produkte kozmetike me përmbajtje të lartë plumbi, u asgjesuan dhe tregtarët u këshilluan që të mos furnizonin më dyqanet e tyre me këto tipe produktesh. Njëkohësisht iu dërgua letër doganës për të bërë kujdes në zhdoganimin e lodrave.