Efektivat e RENEA-s, pa sigurim jete
Pjesëtarët e repartit më të
specializuar të policisë,
RENEA, i cili del nga garnizoni
vetëm për raste neutralizimi
apo eliminimi të personave apo
grupeve kriminale tejet të rrezikshme,
janë pa sigurim jete. Ky
fakt-skandal pranohet edhe nga
vetë drejtues të lartë të Policisë së
Shtetit. Duket se gjithçka çalon te
ligji për sigurimet shoqërore.
Kështu, minatorët, kanë siguracion
jete. Por nuk ndodh kështu
me zjarrfikësit dhe forcat speciale
të policisë, nga të cilat ka disa të
vrarë gjatë operacioneve të kryera
për kapjen e personave të rrezikshëm.
Eliminim e Neutralizim
Familjet e repartit RENEA nuk
përfitojnë asgjë, në rast se ata
vriten nga kriminelët në krye të
detyrës. I vetmi përfitim, për ata
që lënë pas, është ai i miratuar
nga Këshilli i Ministrave si për të
gjithë punonjësit e policisë shqiptare,
një shpërblim. Në rastin
më ekstrem, donacioni i shtetit
ka shkuar deri në 4 milionë lekë.
Pavarësisht se të gjitha repartet
speciale të policisë dhe ato të
zjarrfikësve në botë kanë sigurim
jete, më të lartin e mundshëm,
një gjë e tillë nuk është menduar
nga shteti shqiptar për njerëzit që
në raste kur edhe vendi tronditet,
janë të stërvitur e të detyruar të
jenë "zgjidhja e vetme". Policia e
Shtetit ka një sërë sektorësh dhe
repartesh në organikën e saj, që
përballen me krimin dhe problemet
e qytetarëve çdo ditë. Por,
reparti elitë, që ndërhyn vetëm
në momente të rrezikshme dhe
vetëm kur bëhet fjalë për të
zgjidhur çështje "jete a vdekje",
është RENEA (Reparti i Eliminimit
dhe Neutralizimit të Elementëve
të Armatosur), dhe janë
pikërisht nga ky repart, të rrezikuarit
edhe familjarisht. Kjo
edhe pas daljes në pension, sepse
faktikisht më shumë janë të stërvitur
dhe kanë detyrë që të eliminojnë
kriminelët e rrezikshëm,
kanë të ardhmen e familjeve të
pasiguruar. RENEA është ekskluzive
në zgjidhjen e ngjarjeve
teje të rënda: pengmarrjet, përmbytjet,
ndërhyrje për kapjen apo
asgjësimin e elementëve kriminalë
me rrezikshmëri të lartë...
Forcat speciale të RENEA-s dhe
zjarrfikësit janë ato te të cilat policia,
shteti dhe i gjithë opinioni,
mban shpresat se do të zgjidhin
çdo situatë që kthehet në makth
për komunitetin, siç ka ndodhur
në dhjetëra raste.
Nëse vriten?!
Por, nëse këtyre specialëve u
ndodh diçka e rëndë gjatë ndërhyrjeve
me rrezikshmëri të lartë,
që mund të ketë pasoja me jetën,
asnjë ligj nuk e detyron shtetin
shqiptar që të kujdeset për familjet
e tyre, t‘i ndihmojë ato, qoftë
edhe në mënyrë simbolike. Në
këtë aspekt, specialët trajtohen
njëlloj si të gjithë punonjësit e
tjerë të Policisë së Shtetit. Specialistët
deklarojnë se kjo është një
shkelje flagrante, krahasuar me
policitë e të gjitha vendeve të tjera
perëndimore, por edhe krahasuar
me profesione të vështira
brenda Shqipërisë.
Nga të dhënat e mbledhura
rezulton se sigurim jete në Shqipëri
përfitojnë një sërë kategorish
profesionesh, por jo policia.
Madje, një nga këto kategori janë
edhe minatorët, të cilët përfitojnë
rreth 50-60 mijë euro në rast vdekjeje
në punë. Burimet nga reparti
RENEA tregojnë se ky problem
është ngritur disa herë, duke
parë edhe praktikat e forcave speciale
në vendet e tjera të botës.
Ata janë specializuar me teknikat
dhe me mjetet më bashkëkohore,
duke arritur që të bëhet
edhe një repart elitë për policinë
shqiptare. Ndërkaq,
problemi i sigurimit të jetës
nuk qëndron vetëm te RENEA,
por edhe te repartet e tjera speciale.
Sipas të dhënave, i vetmi
sektor që policia i paguan sigurim
jete është ai i pilotëve.
"Këta përfitojnë sigurim jete.
Secili pilot helikopteri është
siguruar për jetën dhe varion
një siguracion deri në masën
120 mijë euro", tregojnë burimet
zyrtare nga Policia e Shtetit.
Por specialistët shpjegojnë
se ka edhe profesione të
tjera të vështira në repartet
speciale, të cilat kanë rrezikshmëri
për jetën, siç janë
zhytësit, efektivët e terrenit,
apo edhe shumë të tjera. Pavarësisht
se kanë kaluar disa vite
nga krijimi i strukturave speciale
të policisë, askush nuk ka menduar
për sigurime për jetën e tyre.
Në të gjithë botën, këto siguracione
ekzistojnë për të gjithë
punonjësit e policisë e jo vetëm
për strukturat speciale. Madje,
edhe në një takim me RENEA-n,
ministri Nishani u shpreh se ky
repart do të ndihmohet veçanërisht,
por problemi më elementar,
e njëkohësisht më domethënës
është lënë mënjanë.
specializuar të policisë,
RENEA, i cili del nga garnizoni
vetëm për raste neutralizimi
apo eliminimi të personave apo
grupeve kriminale tejet të rrezikshme,
janë pa sigurim jete. Ky
fakt-skandal pranohet edhe nga
vetë drejtues të lartë të Policisë së
Shtetit. Duket se gjithçka çalon te
ligji për sigurimet shoqërore.
Kështu, minatorët, kanë siguracion
jete. Por nuk ndodh kështu
me zjarrfikësit dhe forcat speciale
të policisë, nga të cilat ka disa të
vrarë gjatë operacioneve të kryera
për kapjen e personave të rrezikshëm.
Eliminim e Neutralizim
Familjet e repartit RENEA nuk
përfitojnë asgjë, në rast se ata
vriten nga kriminelët në krye të
detyrës. I vetmi përfitim, për ata
që lënë pas, është ai i miratuar
nga Këshilli i Ministrave si për të
gjithë punonjësit e policisë shqiptare,
një shpërblim. Në rastin
më ekstrem, donacioni i shtetit
ka shkuar deri në 4 milionë lekë.
Pavarësisht se të gjitha repartet
speciale të policisë dhe ato të
zjarrfikësve në botë kanë sigurim
jete, më të lartin e mundshëm,
një gjë e tillë nuk është menduar
nga shteti shqiptar për njerëzit që
në raste kur edhe vendi tronditet,
janë të stërvitur e të detyruar të
jenë "zgjidhja e vetme". Policia e
Shtetit ka një sërë sektorësh dhe
repartesh në organikën e saj, që
përballen me krimin dhe problemet
e qytetarëve çdo ditë. Por,
reparti elitë, që ndërhyn vetëm
në momente të rrezikshme dhe
vetëm kur bëhet fjalë për të
zgjidhur çështje "jete a vdekje",
është RENEA (Reparti i Eliminimit
dhe Neutralizimit të Elementëve
të Armatosur), dhe janë
pikërisht nga ky repart, të rrezikuarit
edhe familjarisht. Kjo
edhe pas daljes në pension, sepse
faktikisht më shumë janë të stërvitur
dhe kanë detyrë që të eliminojnë
kriminelët e rrezikshëm,
kanë të ardhmen e familjeve të
pasiguruar. RENEA është ekskluzive
në zgjidhjen e ngjarjeve
teje të rënda: pengmarrjet, përmbytjet,
ndërhyrje për kapjen apo
asgjësimin e elementëve kriminalë
me rrezikshmëri të lartë...
Forcat speciale të RENEA-s dhe
zjarrfikësit janë ato te të cilat policia,
shteti dhe i gjithë opinioni,
mban shpresat se do të zgjidhin
çdo situatë që kthehet në makth
për komunitetin, siç ka ndodhur
në dhjetëra raste.
Nëse vriten?!
Por, nëse këtyre specialëve u
ndodh diçka e rëndë gjatë ndërhyrjeve
me rrezikshmëri të lartë,
që mund të ketë pasoja me jetën,
asnjë ligj nuk e detyron shtetin
shqiptar që të kujdeset për familjet
e tyre, t‘i ndihmojë ato, qoftë
edhe në mënyrë simbolike. Në
këtë aspekt, specialët trajtohen
njëlloj si të gjithë punonjësit e
tjerë të Policisë së Shtetit. Specialistët
deklarojnë se kjo është një
shkelje flagrante, krahasuar me
policitë e të gjitha vendeve të tjera
perëndimore, por edhe krahasuar
me profesione të vështira
brenda Shqipërisë.
Nga të dhënat e mbledhura
rezulton se sigurim jete në Shqipëri
përfitojnë një sërë kategorish
profesionesh, por jo policia.
Madje, një nga këto kategori janë
edhe minatorët, të cilët përfitojnë
rreth 50-60 mijë euro në rast vdekjeje
në punë. Burimet nga reparti
RENEA tregojnë se ky problem
është ngritur disa herë, duke
parë edhe praktikat e forcave speciale
në vendet e tjera të botës.
Ata janë specializuar me teknikat
dhe me mjetet më bashkëkohore,
duke arritur që të bëhet
edhe një repart elitë për policinë
shqiptare. Ndërkaq,
problemi i sigurimit të jetës
nuk qëndron vetëm te RENEA,
por edhe te repartet e tjera speciale.
Sipas të dhënave, i vetmi
sektor që policia i paguan sigurim
jete është ai i pilotëve.
"Këta përfitojnë sigurim jete.
Secili pilot helikopteri është
siguruar për jetën dhe varion
një siguracion deri në masën
120 mijë euro", tregojnë burimet
zyrtare nga Policia e Shtetit.
Por specialistët shpjegojnë
se ka edhe profesione të
tjera të vështira në repartet
speciale, të cilat kanë rrezikshmëri
për jetën, siç janë
zhytësit, efektivët e terrenit,
apo edhe shumë të tjera. Pavarësisht
se kanë kaluar disa vite
nga krijimi i strukturave speciale
të policisë, askush nuk ka menduar
për sigurime për jetën e tyre.
Në të gjithë botën, këto siguracione
ekzistojnë për të gjithë
punonjësit e policisë e jo vetëm
për strukturat speciale. Madje,
edhe në një takim me RENEA-n,
ministri Nishani u shpreh se ky
repart do të ndihmohet veçanërisht,
por problemi më elementar,
e njëkohësisht më domethënës
është lënë mënjanë.