E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKB nis kontrollin për dypunësimin e policëve

Shërbimi i Kontrollit të
Brendshëm po heton njëko
hësisht me prokurorinë
vrasjen e ish-policit Muharrem
Lita. Por, SHKB-ja është fokusuar
në dypunësimin e specialit të RENEA-
s, i cili qëlloi me armë tri herë
mbi ish-policin, duke e lënë të vdekur.
Sipas informacioneve nga
SHKB-ja, dypunësimi në polici
nuk është i ndaluar. Megjithatë, një
gjë e tillë bëhet me miratimin e
drejtorit të Përgjithshëm të Policisë
së Shtetit. Dhe faktikisht, kreu i uniformave
blu mësohet që të mos
ketë marrë asnjë kërkesë të këtij
lloji... Nga informacionet zyrtare
mësohet se ka një hapësirë ligjore,
që të gjithë efektivëve të policisë u
lejohet të kryejnë edhe një punë të
dytë pas orarit, por me kusht që
mos të ketë konflikt interesi. Në
lidhje me këtë, burimet nga Drejtoria
e SHKB-së në Ministrinë e
Brendshme shpjegojnë se kjo ka të
bëjë me ruajtjen e balancave, që
punonjësit e policisë të mos abuzojnë
me atributet e tyre gjatë
punëve të tjera private, siç janë që
nga uniforma blu e deri te keqpërdorimi
i armatimit. Procedura e
dypunësimit kalon në disa hallka
dhe pasi vlerësohet se nuk ka konflikt
interesi në lidhje me punën e
policisë, kreu i policisë jep miratimin
për dypunësimin e efektivit
të caktuar të policisë. Për këtë procedurë
është bazuar edhe hetimi i
SHKB-së, për të vënë re nëse speciali i RENEA-s ka pasur leje për të
punuar edhe jashtë shërbimit.
Gjithashtu, SHKB-ja po heton
edhe për dy shokët e autorit të
vrasjes, të cilët edhe ata janë
punonjës të repartit special RENEA.
Sipas të dhënave hetimore,
po hetohet nëse ata kanë pasur
mundësi që të ndërhyjnë në
parandalimin e vrasjes, apo janë
bërë palë e autorit, Kastriot Stojani,
i cili aktualisht ndodhet në qeli.
Përveç kësaj, Drejtoria e Shërbimit
të Kontrollit të Brendshëm vë në
dijeni se ky nuk është rasti i parë,
ku punonjës policie, të çfarëdolloj
niveli, përfshihen në ngjarje kriminale.
Burimet shpjegojnë se
pothuajse çdo ditë kemi raste që
punonjësit e policisë, duke përdorur
autoritetin e uniformës, apo
të armës me leje të dhënë nga shteti,
përfshihen në konflikte, që
mund të sjellin edhe pasoja të rënda.
Konfliktet janë të ndryshme,
që nga ato të çastit, apo në gjendje
të dehur, ku policët kanë qëlluar
edhe me armë, apo te konfliktet
e pronësisë, e duke mos lënë
mënjanë edhe punonjës policie
që janë përfshirë në grabitje me
armë. Sipas specialistëve të Shërbimit
të Kontrollit të Brendshëm,
këto janë pasoja të mbajtjes së
armës edhe pas shërbimit.
Shqetësimi i Drejtorisë qendrore
të SHKB-së është shfaqur edhe te
përfaqësuesit e huaj, të cilët asistojnë
policinë shqiptare. Përballë
këtij fakti, zyrtarët e SHKB-së deklarojnë
se aktualisht janë në një
valë diskutimesh për këto probleme
aktuale, ku vetëm brenda dy
ditësh në Tiranë, punonjës policie
ishin protagonistë të dy ngjarjeve
të rënda. Burimet shpjegojnë se me
autoritetet ndërkombëtare, aktualisht
po diskutohet mbi nxjerrjen e
një ligji të veçantë për kontrollin e
armatimeve të punonjësve të policisë,
sidomos atyre të të dypunësuarve.
Kështu, nga të dyja palët
është propozuar që punonjësit e
policisë të dorëzojnë armatimet e
tyre pas shërbimit dhe t‘i marrin
ato vetëm kur të rikthehen në shërbim.
Kështu, gjatë kohës së
pushimit, mes turneve të shërbimit,
punonjësit e policisë duhet të
dorëzojnë armët në magazinat e
policisë. Megjithatë, për specialistët
e SHKB-së ky nuk është një
çarmatim, pasi një procedurë e tillë
do të ndiqet vetëm për shërbimet
mbështetëse. Sipas informacioneve,
për punonjësit e policisë, të
cilët janë në rrezik për shkak të
detyrave specifike, siç është sektori
i antikrimit, apo shumë të tjerë, ky
veprim mos të kryhet. Por, për
shërbimet mbështetëse, të cilët
nuk kanë përplasje të drejtpërdrejtë
me faktorë kriminalë, të
bëhet likuidimi i armatimeve çdo
ditë. Burimet nga Ministria e
Brendshme thanë se aktualisht po
diskutohet që në krahasim edhe
me vendet e tjera të nxirret një ligj i
veçantë edhe për përdorimin e armatimeve,
por ende nuk ka një
vendim përfundimtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›