Efektivi i RENEA-s bie nga shtylla pasi i shpëton jetën 60-vjeçarit

Ka marrë një tjetër kthesë aventura e 60-vjeçarit nga Gjirokastra që për dy orë kërcënoi se do të hidhej nga shtylla. Gjatë operacionit të shpëtimit të të moshuarit, i cili u arrit shpëtohej nga 3 efektivë të RENEA-s, njëri prej tyre ka rënë aksidentalisht nga shtylla, duke u plagosur rëndë.
Efektivi i RENEA-s, Adrian Dibra, është dërguar pa ndjenja në Spitalin Ushtarak, ku rezulton se është në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në zonën e Don Boskos, ku rreth orës 8:30 të mëngjesit 60-vjeçari nga Gjirokastra Çaush Isaraj, kërcënoi se do të hidhej nga shtylla e tensionit të lartë nëse nuk zgjidheshin problemet që ai kishte me pronat e tij.
Për rreth 2 orë, efektivë të policisë negociuan me të moshuarin, në përpjekje për ta binduar atë të zbriste nga lartësia 30 metër ku ndodhej. Është dashur ndërhyrja e efektivave të repartit RENEA, të cilët arritën ta zbresin 60-vjeçarin pa u lënduar, por një pakujdesi e momentit ka bërë që njëri prej “shpëtimtarëve” të përfundojë në spital i plagosur rëndë. /shekulli/