E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perpjekja siriane mblidhet shumica e heshtur

Konferenca e Iniciativës Kombëtare për Ardhmërinë e Sirisë ku bëjnë pjesë intelektualë dhe persona të  shquar të konsideruar dhe si përfaqësues të "shumicës së  heshtur" të vendit u mbajt në Damask për të propozuar si zgjidhje të krizës të ashtuajturën rrugë të tretë. Në një hotel ku mungonte uji dhe energjia elektrike edhe për shkak të situatës së nderë intelektualët kërkuan një përgjigje për reformat e qeverisë.

Ndasitë kanë dalë në pah, ndërsa udhëheqja siriane ofroi një platformë për opozitën në të cilën  i lejon të shprehin pakënaqësi apo mbështetje për kërkesa të caktuara, por  gjithashtu kanë krijuar ndasi të qartë me ata që marrin pjesë në protesta. Një pjesë e opozitës siriane këmbëngul se pa dialog me autoritetet për të rënë dakord mbi reformat dhe një periudhë tranzicioni e ardhmja e vendit është e zymtë. Parlamentari sirian, Mohamad Habash, bëri thirrje në konferencë për mbështetje të presidentit sirian Bashar al-Asad reforma dhe për t'u angazhuar në dialog të unitetit kombëtar.

Por figura të tjera të opozitës besojnë se Assad ka konsumuar tashmë mundësitë për reformë, duke thënë se është tepër vonë për dialog kombëtar dhe se ai duhet të largohet tani. Qeveritë perëndimore kanë dënuar dhunën ndaj protestuesve, por përgjigja e tyre deri tani ka qenë e kufizuar vetem me sanksione kundër zyrtarëve të lartë, një hap ky shumë larg nga ndërhyrja ushtarake kundër Moammar Gadaffi në Libi. Ndërkohë në valën e protestave kanë humbur jetën 1.300 persona dhe 12.000 njerëz janë arrestuar. Siria ka vendosur kufizime për median, përfshirë këtu dhe dëbimin e gazetarëve duke e vështirësuar dhe më verifrikimin e informacionit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›