E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanchez, perfekt për Barcelonën

Nga Express më 04 korrik 2011 në ora 18:15

Ish sulmuesi i Kilit, Ivan Zamorano beson se sulmuesi i Udineses, Alexis Sanchez do të përshtatej perfekt në Barcelonë.

Sanchez duket se do të kompletojë transferimin e tij të shumëpritur në Nou Camp së shpejti, ndërsa Zamorano – njëri prej futbollistëve më të mirë të Kilit – ka dhënë aprovimin e tij për kalimin e Sanchezit në gjigantin katalan.

“Barcelona është klub i bërë për Sanchezin. Ata luajnë futbollin më të mirë në botë dhe ai do ta ketë lehtë të adaptohet atje”, tha Zamorano për Cope.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›