E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavaresia e Amerikes ceremoni per 235-vjetorin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 23-vjetorin e pavarësisë. Dita e sotme përkujton nënshkrimin e Deklaratës së pavarësisë nga Kongresi në Filadelfia më 4 korrik të vitit 1776. Në atë kohë 56 delegatë  nga 13 koloni nën administrimin e mbretit anglez, Xhorxhi III nënshkruan ndarjen të pakënaqur nga taksat e larta që duhet t’i  paguanin Anglisë dhe nga fakti që kolonitë nuk kishin të drejtë vote në Parlamentin e Anglisë.  

Komisioni që hartoi Deklaratën për pavarësi, udhëhiqej nga Tomas Xheferson, ndërsa në radhët e tij ishin dhe  personalitete të tillë si Xhon Adams, Benxhamin Franklin, Filip Livingston apo Roxher Sherman.

Më 4 korrik të vitit 1777 daton festa e parë e përvjetorit të pavarësisë. Që nga ajo kohë edhe sot Dita e pavarësisë shënohet me parakalime piknike  familjare e fishekzjarre në të gjitha shtetet amerikane. Edhe sot priten shumë fishekzjarrë, parada, karnavale, koncerte, lojëra bejsbolli, fjalime politike dhe organizime private për të festuar historinë, qeverisjen dhe traditat e SHBA-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›