E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmohet gazsjellesi shperthim ne kufirin Izrael-Egjipt

Një shpërthim i fuqishëm ka dëmtuar gazsjellësin Izrael-Egjipt  Zyrtarët egjiptianë thanë se tubacioni i gazit në Izrael dhe Jordani është sulmuar në mëngjes.

Nuk ka pasur njoftime për ndonjë viktimë. Zyrtarët thanë se shpërthimi ndodhi në El-Arish, një qytet 50 kilometra nga kufiri i Izraelit me Egjiptit.

Ky sulm është i tretë me radhë që ndodh në njërin nga tubacionet kryesore të Egjiptit që nga rëzimi i presidentit pas kryengritjeve popullore në ketë vend. Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›