E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndihma gjatë përmbytjeve, Topi dekoron 3 përfaqësues të FSK

TIRANË- Presidenti i Republikës Bamir Topi dekoroi sot tre përfaqësues ushtarakë të forcave të sigurisë së Kosovës, FSK, të clët kanë kontribuar në përballimin e situatës së rënduar për shkak të përmbytjeve në fundvitin e kaluar në rrethin e Shkodrës. Në fjalën përshëndetëse kreu i shtetit u shpreh optimist se shumë shpejt FSK-të do jenë pjesë e NATO-s.

“Në emër të atyre banorëve, në emër të institucioneve që kanë bërë propozimin ju vlerësojmë me këtë medalje të lartë, e cila nënkupton patjetër jo vetëm veprën që duhet të vlerësohet, por mbi të gjitha atë lloj angazhimi që FSK bën në kuadrin e reformimit të saj, të reformimit të gjithë institucioneve të Kosovës. Me këtë veprimtari, e cila nuk dallon fare nga profesionalizmi i forcave të vendeve të tjera që janë për një kohë të gjatë pjestarë të NATO, na bën të ndjehemi krenare, të jemi optimist, që Kosova, forcat e saj, juve, si përfaqësues të FSK-së do jeni në një të ardhme patjetër me të drejta të barabarta”, tha Topi.

Në ceremoni ishte i pranishë medhe ministri i FSK-së Agim Ceku.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›