Emigrantet ne skeme. ISKSH Perfitojne nga ilacet falas
Skemës së sigurimeve shëndetsore i janë shtuar në 5 muajt e fundit rreth 130 mijë pacientë të cilët kanë hapur libreza të reja. Drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana thotë se kësaj rritjeje i janë shtuar emigrantët, veçanërisht në jug të vendit.
“Libreza të shumta janë shpërndarë sidomos në jug të vendit dhe një pjesë e emigrantëve të cilët kanë marrë shpërbime shëndetësore deri më tani në Greqi, kanë filluar të kthejnë sytë nga skema e sigurimeveshëndetësore shqiptare. Nga ana tjetër, ka rritur në mënyrë të lartë shpenzimet e skemës të cilat nga viti 2005 e deri tani janë dyfishuar”- tha Hana.
Ndërkohë ISKSH këtë vit ka rritur dhe fondin për barnat e rimbursueshme i cili vetëm për QSUT shkon në 350 milionë lekë më shumë se një vit më parë, si rrjedhim i shtimit të numrit të pacientëve me leucemi apo insuficence renale. Në këtë fond parashikohen të rimbursohen edhe receta mjaft të shtrenjta që shkojnë deri në 400 mijë lekë për pacientë çdo muaj.
“Është futur një bar i tillë para dy vjetësh që trajtonte leuçeminë kronike, pra në 2009. Kemi trajtuar 26 pacientë. Fatuart që vijnë për këto sëmundshmëri janë shumë të larta. Sot, pas dy vjetësh, ky bar merret nga 68 pacientë”- tha Hana.
Sëmundjet më të mbuluara me barna janë ato të zemrës që zënë rreth 32% të shpenzimeve totale, diabeti, insuficenca renale si dhe ato pulmonare.
Edlira Sulejmani