E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestojne mjeket. Nuk marrin rrogat qe nga prilli

133 mjekë të rinj kanë protestuar pasi nuk kanë marrë pagesën nga muaji prill deri në qershor. Protesat e zhvilluar pranë Fakultetit të Mjekësisë ka patur dhe arsye të tjera, pasi njëheresh pjesa më e madhe e këtyre mjekëve ndjekin specilaizimin, pranë QSUT dhe u është rritur tarifa e regjsitrimit.  Përfaqësuesi i kësaj proteste, Arjan Vyshka thotë se nga 60 mijë lekë, që paguan fillimisht tani ajo është rritur me 40 mijë të tjera, kështu që u duhet të paguajnë një tarifë prej 100 mijë lekësh.

“Pasi kemi kryer pagesën vjetore prej 600 mijë lekësh të vjetra pranë fakultetit e cila jepet për arsyen e  mësimdhënies që ne do të marrim gjatë viteve është ndryshuar me një VKM tjetër ky vendim dhe pagesa është shtuar nga 600 në 1 milionë lekë të vjetra. Të fillojnë marrëdheniet financiare të specializimit që në datën 1 Prill kur ne jemi paraqitur sipas një kërkese të dekanit”- tha Vyshka.

Këta mjekë kërkesat e tyre I kanë dërguar prej më shumë se dy muaj jo vetëm pranë Ministrisë së Arsimit, por dhe në kryeministri. Ata sqarojnë se nga këto institucione nuk kanë marrë asnjë përgjigje dhe për pasojë kanë menduar të mos i ndalin protestat.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›