Efraim Diveroli sqaron takimin sekret me Delijorgjin
Djaloshi amerikan është shprehur se u fol vetëm për biznes dhe se nuk pati probleme. Dëshmia e tij nuk sjell asnjë të dhënë më shumë për firmën “Evdin ltd”
Habjon Hasani
Tiranë - Efraim Diveroli nuk ka pipëtirë asnjë fjalë më shumë se ato që diheshin publikisht lidhur me trafikun e fishekëve, duke ulur ndjeshëm vlerën që mendohej se do të kishte dëshmia e tij. Burime të rezervuara nga organi i akuzës janë shprehur se në lidhje me takimin në apartamentin sekret (mes Diverolit, Mihal Delijorgjit, Ylli Pinarit, Aleks Podrizkit dhe një personi ende të paidentifikuar), të denoncuar nga Kosta Trebicka, Diveroli është shprehur se në atë takim u fol për të bërë një rishikim të çmimit të fishekëve nga pala shqiptare. Diveroli e ka cilësuar këtë takim si normal dhe aspak konspirativ, duke e klasifikuar si një takim të thjeshtë pune. Në lidhje me dëshminë e Trebickës, ai është shprehur se pala shqiptare nuk dëshironte pjesëmarrjen e Trebickës në procesin e paketimit dhe ky, sipas tij, ishte një qëndrim normal në një marrëdhënie biznesi. Djaloshi amerikan ka mohuar ndonjë rol antiligjor të firmës “Evdin ltd”, duke u shprehur se roli i saj ishte i gjithëpranuar nga palët, ndërsa Trebicka në dëshminë e tij është shprehur se këtë firmë e futën në linjë politikanët shqiptarë. E gjithë zbardhja e skemës së vjedhjes nga firma “Evdin ltd” mund të evidentohet në kontratën që ish-ministri Mediu bëri publike dy ditë pasi ishte dorëhequr nga posti i tij.
Fishekët
Sipas kësaj kontrate, “MEICO” do t’ia shiste fishekët (për çdo 1 mijë copë) me 22 dollarë firmës “Evdin”, ndërsa më vonë firmës “Evdin” i lindte e drejta (të drejtë që ia kishte njohur edhe firma “AEY”-ja) që t’ia shiste këto sasi të blera firmës “AEY” me një çmim më të lartë. Pra, firma “Evdin” duhej t’i blinte te “MEICO” dhe t’i shiste te “AEY”. Po ku janë blerjet e firmës “Evdin”?! Këto blerje nuk figurojnë në faturat e siguruara nga prokurorët amerikanë, pasi të gjitha pagesat i ka bërë direkt firma “AEY”. Në këto kushte lind pyetja: Pse i duhej një kontratë e tillë Ministrisë kur dollarët i paguheshin direkt nga firma “AEY”?! Përse kjo Ministri lidhi një kontratë me firmën “Evdin ltd”, duke e ekspozuar këtë firmë si blerëse të saj, ndërkohë që sot rezulton se asnjë blerje nuk është bërë nga kjo firmë?! Po diferenca prej 18 dollarësh (për 1 mijë fishekë) si u sigurua nga kjo firmë në kushtet kur ajo nuk operonte në sistemin bankar me kompaninë “MEICO”?! Logjikisht e vetmja mundësi është që diferenca e fitimit ilegal të “Evdin ltd” të jetë depozituar në llogari private të individëve dhe jo në subjektin privat të licencuar “Evdin ltd”. Gjithsesi kundër kësaj logjike ka dalë dëshmia e Diverolit e cila e konsideron rolin e kësaj firme si krejt normal.
Dyshimet
Personat që krijuan firmën “Evdin ltd” në të njëjtën ditë krijuan edhe firmën “Garietta ltd”. Njësoj si firma “Evdin ltd”, edhe “Garietta” rezultonte me seli në Qipro dhe me të njëjtët numra telefonikë boshnjakë, si të “Evdin” 00387 62 94 24 52 (që është numër celular) dhe 00387 32 40 72 72, i fikur prej ditësh. Ekzistenca e shoqërisë së dytë fantazmë është zbuluar nga media pak javë më parë ku “Evdin Ltd” deklaron adresë të sajën numrin 1 në rrugën “Thermophylon”, në Larnakë, ndërsa “Garietta” zgjedh si adresë false adresën: “Lord Byron Street”, Numër 33, gjithnjë në Larnakë. Në këtë adresë ndodhet selia e një banke. Që të dyja shoqëritë janë identike, me një “drejtor”, emri i të cilit ndryshon vetëm me ndonjë germë, por që kanë dhe e-mail të njëjtë. Pambos Fellas quhet drejtori i “Evdin ltd”, ndërsa Pampos Felas ai i “Garietta Lld”. Emra plotësisht të panjohur dhe anonimë. Por krijimi i dy firmave të ndryshme nuk është edhe aq rastësi nëse u referohesh rasteve të trafiqeve. Është një formulë klasike tashmë që për të humbur gjurmët krijohen dy firma, njëra për të justifikuar ndërhyrjen (“Evdin lid”), ndërsa tjetra për të marrë dërgesat e fitimeve të paligjshme (“Garietta ltd”). Ndoshta nuk është thjesht rastësi që firma e dytë e krijuar, me të njëjtën adresë që kishte dhe firma që kontraktoi shteti shqiptar, i korrespondonte adresës së një banke. E për më shumë një banke të Qipros, shtet i njohur për sistemin e tij off-shore (jashtë kontrollit) bankar.
3 Shkurt 2009