Egjipt, 3 vjet burg ndaj ish kryeministrit, Ahmet Nazif

Tre vjet burg si dhe një 1.48 milionë dollarë gjobë. Ky ka qenë dënimi i një gjykate në Egjipt ndaj ishkryeministrit, Ahmet Nazif, i akuzuar për afera korruptive. Ai ishte akuzuar për keqpërdorim të detyrës për përfitime të paligjshme.
Ahmed Nazif, 60 vjeç, ishte kryeministër gjatë viteve të fundit të shërbimit të ish presidentit të përmbysur, Hosni Mubarak.
Nazif ishte larguar nga detyra në janar të vitit 2011, në fillim të protestave, nga të cilat, një muaj më vonë, u përmbys Mubarak.