E Shtunë, 31 Tetor 2026

Evakuohet ambasada e SHBA-së në Gjermani, dyshohet për sulm

Evakuohet personeli i ambasadës amerikane në Gjermani.
 

Lajmi bëhet i ditur nga mediat gjermane të cilat theksojnë se evakuimi i personelit të ambasadës në Berlin është bërë pas një njoftimi për një sulm me pluhur helmues të intoksikuar.
 

Sipas informacioneve një pako e dyshuar ishte dërguar në adresë të ambasadës amerikane ndërsa pas hapjes së saj tre nga punonjësit kanë pasur vështirësi në frymëmarrje.
 

Ndërkohë ambasadat amerikane në Libi, Egjipt dhe Jemen janë përfshirë dy ditët e fundit nga sulmet e myslimanëve të irrituar pas publikimit të filmit anti-islamik, të prodhuar në Shtetet e Bashkuara.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›