E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, 73 të vdekur pas dhunës në një ndeshje futbolli

KAJRO- Të paktën 73 persona humbën jetën sot në mbrëmje gjatë akteve të dhunës që shpërthyen mes tifozëve, pas ndeshjes së futbollit mes dy ekipeve egjiptiane 'Al-Masri' dhe 'Al-Ahli', në qytetin Port Said, në veri të vendit, njoftoi televizioni shtetëror.

Disa nga të vdekurit në përleshje ishin pjesëtarë të sigurimit.

Zyrtarët thanë se tifozët vërshuan në fushë pas fitores së ekipit të tyre vendës Al Masri me rezultat 3 me 1 kundër ekipit kryesor të Egjiptit Al Ahli.

Zyrtarët kanë folur në kushte anonimiteti, meqë nuk ishin të autorizuar të flisnin për mediat.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Video-Egjipt, 73 të vdekur pas dhunës në një ndeshje futbolli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›