Reshje dëbore në Gjirokastër, policia: Probleme në aksin Jorgucat-Sarandë

Vazhdon situata e rënduar meterologjike në vend. Situatë problematike paraqitet në veri dhe juglindje të vendit. Në qarkun e Kukësit dhe Dibrës lëvizet me zinxhirë, ndërsa 5 komunat e Kukësit dhe 2 të Shkodrës janë izoluar për shkak të dëborës. Gjëndje jo e favorshme paraqitet dhe në Gjirokastër ku si rezultat i reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta vazhdon të ketë probleme në qarkullimin e automjeteve. Burime nga policia bëjnë me dije se probleme serioze ka në aksin rrugor Jorgucat-Sarandë. Ndërkaq uniformat blu bëjnë thirrje ndaj qytetarëve për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, në mënyrë që të shmangin aksidentet.