Tiranë, tentoi të vidhte dyqanin, arrestohet në flagrancë Avdillari
Forcat policore të Komisariatit nr.6 në kryeqytet kanë arrestuar një person në flagrancë, për vjedhje. Mësohet se i ndaluari është shtetasi Erjon Avdillari, i cili u kap teksa po vidhte një dyqan në zonën e “Kombinatit”. Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi i ndaluar dyshohet të ketë lidhje dhe me tre vjedhje të tjera të kryera më parë.