Basha në Shkodër: S'ka rrezik për përmbytje

Ka përfunduar mbledhja e shtabit të emergjencave civile në Shkodër për situatën e krijuar në kaskadën e Drinit pas reshjeve të ditëve të fundit. Në fjalën e tij ministri i brendshëm Lulzim Basha ka theksuar se situata hidrike në kaskadat e hidrocentraleve nuk paraqet rrezik për përmbytje. Sipas tij janë marrë të gjitha masat e nevojshme për një menaxhim sa më të mirë të situatës në hidtrocentrale duke theksuar se situata në hidrocentrale nuk është alarmante.
Basha duke analizuar situatën theksoi se derdhjet me 1200 metër kub për sekondë në hidrocentralin e Fierzës janë normale dhe nga këto shkarkime nuk do të ketë përmbytje të tjera.
Basha duke analizuar situatën theksoi se derdhjet me 1200 metër kub për sekondë në hidrocentralin e Fierzës janë normale dhe nga këto shkarkime nuk do të ketë përmbytje të tjera.