ashireB & amaR
Edmond Tupja
Ndryshe nga çfarë ndodh rëndom në vendet e tjera të rruzullit tokësor, futbolli ka nisur t’u interesojë përherë e më pak turmave demokratike shqiptare. Një tjetër sport po ua tërheq vëmendjen e po ua pushton zemrat e mendjet atyre, një lloji sporti luftarak hibrid: boks, keç e karate njëkohësisht. Në finale kanë dalë tashmë dy protagonistët: ashireB kundër amaR. Ndeshje e mezipritur. Që nga 28 qershori i vitit të kaluar. Ku do të zhvillohet ajo? Në Tiranë, pa më të voglin dyshim. Më saktë, në Pallatin e Gribadave. Arbitër: i paanshmi President i Pureblikës. Spektatorë: të gjithë shqiptarët. Këtej e andej kufirit. Organizmat evropianë gjithashtu. Ndoshta edhe më gjerë. Kush do të fitojë e kush do të humbë? Askush nuk guxon të bëjë parashikime. Sepse, siç e ka thënë Zhak Shiraku, kur ishte President i Francës, parashikimet janë të vështira, sidomos kur kanë të bëjnë me të ardhmen. Veçanërisht me atë të shqiptarëve, aq sa edhe astrologët nuk po u besojnë më horoskopeve të tyre. Gjithsesi, bastet po kërcasin anembanë, llotopolitika po ia merr në kthesë edhe llotosportit, edhe telebingos, edhe llotarive të tjera të shumëllojshme.
Specialistët dhe komentatorët, analistët dhe opinionistët janë përgjithësisht të një mendjeje: ashireB sulmon ashiqare; godet më mirë me të djathtën; amaR sulmon hidhur, godet më mirë me të majtën; ashireB thërret ash-ash (a thua se politika është hashashi i popullit), amaR bërtet am-am (a thua se është qen që mbron pushtetin e tij të ardhshëm nga grabitësit virtualë). ashireB nuk duket të jetë ashik, të paktën namin nuk e ka të tillë, kurse amaR, që ende e ka këtë nam, ndiqet nga një tufë amaretash të tualetosura. Tifozet dhe tifozët e njërit janë të veshur me bluza blu; ato dhe ata e tjetrit me rroba rozë, ndonëse historia e kohëve të fundit ka dëshmuar se nga të dy palët ka që, kohë pas kohe, ndërrojnë ngjyrë, siç ndërronte dikur sulltani gratë; këta pehlivanë herë thërrasin ash-ash, herë am-am: lehje më të bukur politike nuk besoj të ketë pasur pas rënies së komunizmit në Shqipëri.
Miku dhe kolegu im i ri Françesk Armadhi, pas një sondazhi serioz të realizuar nga Instituti ndërplanetar P & P, ka arritur në përfundimin se edhe femrat shqiptare janë ndarë në dy kategori: ato që brohorasin për zotin ashireB dhe ato që ngjiren për zotin AmaR. Sido që të shtjellohen ngjarjet, një gjë duket e sigurt me 99, 99 %: fatin e ndeshjes në fjalë do ta vendosë elementi femëror: merrni mundimin, të dashur lexues të vëmendshëm e të paanshëm të rubrikës simet të së dielës, të ndiqni të përqendruar ndonjë ndeshje boksi, keçi apo karateje femërore dhe do të keni një parashije të tifozllëkut femërore në dyluftimin historik ashireB-amaR.
Sipas disa burimeve që parapëlqejnë të ruajnë anonimatin, ka të ngjarë që ashireB dhe amaR të mos e vazhdojnë ndeshjen e nisur nën arbitrimin e Presidentit të Pureblikës, por orteku i përplasjes së tyre mund të vijojë të fryhet kërcënueshëm nga tifoja e papërmbajtshme e publikut partiak. I tmerruar nga ideja që ndërprerja e ndeshjes ashireB-amaR mund ta shpjerë vendin në një luftë zilivile, miku dhe komshiu im i vjetër Aqif Qifa i ka dërguar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Qorrganizatës së Rombeve të Shaluara, në të cilën i lutet që t’u kërkojë me urgjencë qeverive të gjithë vendeve anëtare të kësaj qorrganizate të hapin dhunshëm kutitë e votimeve, qysh nga krijimi i mekanizmit të zgjedhjeve demokratike në secilin vend, në mënyrë që shembulli shqiptar të mos e zhysë njerëzimin në një tragjedi të paparë deri më sot, nëse ky dëshiron vërtet që, ndryshe nga sëmundja e lopës së çmendur me emrin Krozfeld & Jakob, sindroma e politikës së sotme shqiptare të mos marrë emrin ashireB-amaR.