Egjipt bastisen OJQ-te Departamenti Amerikan i Shtetin denon sulmin
Ushtarë dhe policë egjiptiane bastisën zyrat e organizatave joqeveritare në Kajro. Të paktën 17 grupe lokale me bazë në Shtetet e Bashkuara e që financohen nga burime të huaja, ishin shënjestër të kontrolleve nga autoritetet. Departamenti Amerikan i Shtetit u shpreh mjaft i shqetësuar ndërsa i bëri thirrje autoriteteteve të ndalin menjëhere ngacmimet ndaj stafit të organizatave jo qeveritare.
Burime të shoqërisë civile thanë se punonjësit e këtyre grupeve nuk u lejuan të linin zyrat, ndërsa ato kontrolloheshin nga policia. Një zyrtar konfirmoi se të paktën një prej grupeve me qendër në SHBA, punonte pa lejet e duhura. Ky operacion duket të jetë në kuadër të zotimit që Ushtria në Egjipt ka ndërmarrë për të hetuar mënyrën e financimit të organizatave prodemokratike dhe të të drejtave të njeriut.
Bastistjet ndodhën edhe në Institutin Demokratik Amerikan dhe Institutin Ndërkombëtar Republikan, që shpesh thuhet se janë të lidhura me partitë përkatëse në Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuara shprehën shqetësimin e thellë pas njoftimit për bastisje. Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland u kërkoi autoriteteve të Kajros, që menjëherë të ndërpresin shqetësimin e personelit të organizatave joqeveritare. "Presim që kjo çështje të zgjidhet menjëherë", tha ajo.