Egjipt, kërkime për 20 të humburit në det
Kajro -Të paktën 20 persona dyshohet se janë mbytur në Detin e Kuq. Skuadrat egjiptiane të shpëtimit vazhdojnë operacionet për gjetjen e të zhdukurve, pasi një anije e transportit të mallrave u përmbys në det. Ekipet e shpëtimit me anë të helikopterëve kanë arritur të shpëtojnë gjashtë anëtarë të ekuipazhit të anijes, në të cilën ndodheshin 5600 tonë punime artizanale prej xhami, nisur nga Egjipti drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, pasi u përmbys në afërsi të portit egjiptian Safaga.
Burimet nuk bënë publike shkaqet e përmbysjes së anijes, ekuipazhi i të cilës përbëhej nga shtetas sudanezë, indianë dhe pakistanezë.
Burimet nuk bënë publike shkaqet e përmbysjes së anijes, ekuipazhi i të cilës përbëhej nga shtetas sudanezë, indianë dhe pakistanezë.