E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt mbahet raundi i trete i votimeve

Egjiptianët i janë drejtuar sërish kutive të votimit në raundin e tretë dhe të fundit të zgjedhjeve për Dhomën e Ulët të parlamentit vendas .
Procesi po zhvillohet në 9 provinca të vendit. “Vëllazëria Muslimane” pritet të fitojë zgjedhjet e para demokratike në 60 vjet ashtu sikundër ndodhi dhe në raundin e parë dhe të dytë të votimeve .
Zgjedhjet do të zgjasin dy ditë dhe 15 milionë votues kanë të drejtë të marrin pjesë. Në dy raundet e para, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 62 përqind. Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, në dy raundet e para nuk pati manipulime gjatë votimeve .

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›