E Diel, 1 Nëntor 2026

Kine skulptura te gdhendura ne akull dhe debore jane shfaqur ne Festivalin Nderkombetar te Akullit

Kur temperaturat e ulta të dimrit përzënë nga rrugët banorët, ata i hapin dyert krijimeve prej akulli. Festivali Ndërkombëtar i Akullit e kthen vendin në një arenë fantazish me artin e akullt. Çdo dimër që nga viti 1985, artistë nga e gjithë bota, kanë zbritur në Harbin për të treguar veprat e tyre. Krijimet e ndryshme fillojnë nga figura me vlera të mëdha historike e deri tek krijesa imagjinare.
U deshën 15 deri në 17 ditë për të përfunduar ndërtimin e këtij festivali. Akulli dhe bora merr një sipërfaqe prej 600.000 metra katrorë. Shuma totale e akullit të përdorur është 180.000 metra kub. Shuma e përgjithshme e dëborës përdorur është 600.000 metra kub. “Këto shifra janë ndër më të lartat në botë " u shpreh menaxheri i këtij festivali, Zhao Hongjun .
Por ndoshta më mbreslënëset në këtë festival janë strukturat më të famshme në botë si Kulla Eifel apo Pallati Potala.
Skulpturat e gdhendura në akull mund të qendrojë disa ditë pa u shkrirë duke u ekspozuar në festivalin e akullt në Kinë.
Me mijëra turistë nga e gjithë bota kanë ardhur për të vizituar festivalin dhe për të parë krijimet mbreslënësë të artistëve ndërkombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›