E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romney dhe Santorum kryesojne votimet partiake ne shtetin Ajoua

Ish senatori i Pensilvanise Rick Santorum dhe ish guvernatori i Masacusets Mitt Romney kryesojne ne votimet paraprake ne shtetin Ajoua perballja e pare ne procesin per te zgjedhur kandidatin republikan qe do te ndeshet me Presidentin Obama ne zgjedhjet e nentorit per presidentin e ardheshem te Shteteve te Bashkuara.

Kur jane numeruar pothuajse te gjitha votat zoti Romeny dhe zoti Santorum kane marre nga 25 perqind te votave secili nderkohe qe veprimtari kunder luftes Ron Paul mban vendin e trete me 21 perqind.

Kandidatet republikane kane zhvilluar fushata te rrepta ne shtetin Ajoua ku banoret i rezistuan te ftohtit per te hedhur voten e tyre.

Partia Demokratike po ashtu zhvillon fushate. Presidenti Barak Obama nuk ka kundershtare per emrimin e partise por zhvilloi nje bisede permes internetit me mbeshtetesit ne Ajoua te marten. Ai perballet me nje prove te veshtire per te fituar nje mandat tjeter ne zgjedhjet e nentorit. Ekonomia amerikane po rimekembet shume ngadale nga recesioni i viteve 2007-2009 duke bere qe shume votues te vene ne pikpyetje udheheqjen e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›